Analiza

Studim: Reklamat e Facebook-ut në iOS janë më efektive sesa në Android

Publikuar , 21 Tetor 2013
0
Studim: Reklamat e Facebook-ut në iOS janë më efektive sesa në Android

fb2Pas studimit të më tepër se 200 miliard reklamave në Facebook, është zbuluar se ato janë më efektive në iOS sesa në Android.

Sipas studimit të kompanisë Nanigans ka rezultuar se reklamat e Facebook-ut në iOS janë 1.790% më të leverdisshme sesa ato të shfaqura në pajisjet me sistem Android.

Nanigans është blerësi më i fuqishëm i reklamave në Facebook dhe është i fokusuar veçanërisht tek reklamat e dyqaneve me pakicë.

Sipas kompanisë, audienca ka reaguar më tepër ndaj reklamave në iOS, këtë gjë e tregojnë sidomos numri më i madh i klikimeve mbi to si dhe gjenerimi më i lartë i të ardhurave në këtë platformë.

fb android iosNë grafikun e mësipërm paraqitet kthimi nga investimi (ROI) për reklamat mobile të dyqaneve me pakicë në Facebook. Ky studim është shumë interesant duke marrë parasysh se Facebook është më tepër i integruar me Android. Është e rëndësishme të theksohet se këto rezultate variojnë sipas industrive të ndryshme.

Në qoftë se do të konsideronim industrinë e lojërave ose të tregëtisë elektronike atëherë këto të dhëna do të ndryshonin shumë, por kur bëhet fjalë për dyqanet me pakicë iOS është padyshim platforma që gjeneron më tepër përfitim.

Mesa duket, përdoruesit e iOS klikojnë më tepër reklamat dhe blejnë më tepër produkte sesa përdoruesit e Android. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Samiti i mediave sociale në Shtëpinë e Bardhë

Lajmet e fundit>