Analiza

Studim: Safari rezulton shfletuesi mobil më i përdorur

Publikuar , 17 Tetor 2013
0
Studim: Safari rezulton shfletuesi mobil më i përdorur

SafariIconXSipas raportit më të fundit të publikuar nga Fixya, Safari është klasifikuar si shfletuesi më i përdorur ndër pajisjet mobile.

Nga studimi i realizuar shfletuesi mobil i krijuar nga Apple është vlerësuar me 1.31 pikë dhe ka mundur të tejkalojë shfletuesin e krijuar për Android, Google Chrome-in, Opera-n dhe Internet Explorer.

Pikët janë vendosur në bazë të problemeve të raportuara në Fixya dhe të dhënave të siguruara nga NetMarketShare në lidhje me pozicionimin në treg. Sa më pak probleme të deklaroheshin aq më shumë pikë merr shfletuesi.

Tek Safari përdoruesit kanë vlerësuar më tepër ndërfaqen e thjeshtë, opsionin Reading List dhe aftësinë e tij për të lejuar përdoruesit të performojnë detyra të shumta në një faqe të vetme. Si disavantazhe të këtij shfletuesi janë konsideruar: mungesa e suportit për Flash, integrimi i videove dhe sasia e kufizuar e ekranit. Sipas Fixya, disa prej disavantazheve janë ndrequr me lançimin e iOS 7. Megjithatë përdoruesit vazhdojnë të ankohen për hapësirën e pamjaftueshme të ekranit.

Shfletuesi i krijuar për Android është preferuar për dizajnin e thjeshtë, ofrimin e suportit për Flash dhe shpejtësinë në performim. Në lidhje me disavatazhet përdoruesit janë shprehur se në disa raste ka probleme ekzekutimi, probleme me fjalëkalimet dhe suport të përgjithshëm të limituar.

Opera është vlerësuar për dizajnin e kuruar dhe ofrimin e suportit për HTML 5, por është kritikuar për sasinë e kufizuar të ekranit dhe për probleme sigurie.

Përdoruesit e Google Chrome janë shumë të lumtur që shfletuesi mobil ofron të gjitha opsionet më të rëndësishme të versionit desktop, por kanë hasur probleme me faqet e hapura (tabs).

Internet Explorer i ofruar nga Microsoft është vlerësuar për hapësirën e ekranit dhe për gjestet e prekjes, por është kritikuar për ofrimin e varfër të faqeve ueb dhe opsionet sfiduese të motorit të kërkimit.

LEXO EDHE:  Opera lançon një portofol kriptomonedhash

Yaniv Bensadon, shef ekzekuttiv dhe themelues i Fixya është shprehur: “Duke qenë se numri i njerëzve që navigojnë në Internet duke përdorur kryesisht pajisjet e tyre mobile po rritet gjithnjë e më tepër, është e rëndësishme që këta shfletues të krahasohen për të zbuluar saktësisht se si konkurrojnë njëri-tjetrin.

Raporti jonë më i fundit trajton problemet më të rëndësishme të këtyre shfletuesve bazuar në reagimet e komunitetit të Fixya dhe krahason numrin dhe natyrën e problemeve për çdo shfletues me pjesën që ato zotërojnë në treg. Kjo ka mundësuar jo vetëm identifikimin e problemeve të shfletuesve mobilë, por edhe vlerësimin e tyre sipas përdorshmërisë. ” (PCWorld Albanian)

mobile-browser-study

Lajmet e fundit>