Analiza

Studim: Së shpejti 70% e shitjeve online do të kryhen nga smartfonët

Publikuar , 01 Dhjetor 2014
0
Studim: Së shpejti 70% e shitjeve online do të kryhen nga smartfonët

smartphoneBlerjet online përmes smartfonit priten të ndryshojnë rrënjësisht industrinë e shitjeve. Ekspertët e kësaj fushe kanë parashikuar se shumë shpejt 70% e blerjeve online do të kryhen nga smartfonët e përdoruesve. Aktualisht në Indi, përdoruesit e internetit mobile janë më të shumtë se ata që navigojnë në internet nga kompjuteri i tyre personal.

Me rritjen e numrit të smartfonëve në përdorim, India por edhe shtetet e tjera priten të kthehen në tregje masive të tregtisë online përmes smartfonit. Në kuadër të kësaj edhe strategjitë e marketingut do të përshtaten me përdorimin nga smartfonat dhe do të përmirësojnë eksperiencën e konsumatorëve. Përdoruesit e internetit online në telefon në Indi priten të rriten në 120 milion, ndërkohë përdoruesit nga kompjuterët në 100 milion.

Ekzekutivi i Snapdeal deklaroi se aktualisht 60% e porosive vijnë nga telefonët dhe parashikoi një rritje të këtij numri në 75%. Edhe shumë kompani të tjera indiane lidere të tregtisë online si Myntra.com apo dhe Flipkart kanë raportuar se pjesa më e madhe e blerjeve që bëhen në këto rrjete online kryhen përmes smartfonëve. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Operatorët Gjermanë dhanë 6.6 miliardë euro për frekuencat 5G

Lajmet e fundit>