Analiza

Studim: Twitter mund të rris shikueshmërinë e televizionit

Publikuar , 08 Gusht 2013
0
Studim: Twitter mund të rris shikueshmërinë e televizionit

Një studim i ri ka konfirmuar atë që shumë njerëz në industrinë e medias tashmë e kanë parë si të mundshme: që bisedat në Twitter për një program televiziv mund të çojnë në një ngritje në vlerësime.

Sipas analizës së 221 pjesëve të emisioneve të kohës kur një pjesë e madhe e amerikanëve janë para televizionit në rrjetet televizive amerikane nga Nielsen, porositë në Twitter kanë shkaktuar një “ngritje të theksuar” në vlerësim në 29 për qind të kohës.

E njëjta është e vërtetë në anë të kundër, ku vlerësimet televizive kanë ndikim të theksuar të numrit të cicërimave përkatëse 48 për qind të kohës.

Kjo, sipas ndërmarrjes hulumtuese Nielsen, mund të jetë për shkak se shumë njerëz janë më tepër në dispozicion të cicërojnë për një emision, ose sepse përmbajtja më imponuese i drejton njerëzit për të cicëruar më shpesh.

Rezultatet dallojnë në bazë të zhanrit, ku emisionet televizive për jetesën në shtëpi të mbyllura ku paraqitet jeta reale e disa personave ka qenë ajo që ka rritur shikueshmërinë nga Twitter.

Ky është studimi i parë që përcakton ndikimin e cicërimave në shikueshmërinë e programeve televizive.

Metodologjia e përdorur për këtë studim ishte zhvilluar nga fituesi i çmimit Nobel për ekonomi, Clive Granger, dhe është përdorur në masë të madhe përveç tjerash në fushën e ekonometrikës, fizikës dhe shkencës neurologjike.

“Këto rezultate dëshmojnë atë që shumë nga bashkëpunëtorët tanë televizivë na kanë treguar me anekdota për vite: domethënë, që Twitter çon në shikueshmëri, veçanërisht për programet televizive të drejtpërdrejta, lineare,” tha ALi Rowghani, që është zyrtari i lartë operativ në Twitter. (PCWorld Albanian)

twitter tv

LEXO EDHE:  Vlera e Twitter rritet pavarësisht rënies së numrit të përdoruesve

Tags >

Twitter
Lajmet e fundit>