Biznes

Studimet për profesionin më të kërkuar, vijnë nga Londra në Kosovë

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 29 Maj 2019
0
Zhvilluar nga akademikë në London School of Economics and Political Science, vjen programi më inovativ i kësaj dekade. Studimet për profesionin më të kërkuar, vijnë nga Londra në Kosovë

Zhvilluar nga akademikë në London School of Economics and Political Science, vjen programi më inovativ i kësaj dekade: Data Science and Business Analytics.

Duke pasur University of London si aëarding body ky program ofrohet tash për të dytin vit në Kosovë, përmes Kolegjit Riinvest, duke e bërë njërin ndër katër vendet e vetme në botë ku ofrohet ky program, dhe të vetmin në Evropë.
Ky program do t’ju ofrojë trajnime thelbësore në probabilitetin, statistikat, matematikën dhe mjetet informatike për vizualizimin dhe analizën e grupeve të të dhënave të mëdha.

Data Science and Business Analytics është e pasur me shkathtësi që do t’ju ofrojë trajnimin e nevojshëm për punësim në fusha të shumta si shkencëtar apo analist i të dhënave, që kërkojnë një mendje kritike dhe të pavarur.
Duke studiuar këtë program, do të kuptoni:

  • Metodologjitë për të trajtuar modele komplekse matematikore dhe statistikore për të trajtuar problemet e politikave komerciale ose publike në botë në disiplina të ndryshme.
  • Një shumëllojshmëri e paketave të softuerit statistikor për të kryer analiza të të dhënave dhe nxjerrë konkluzione dhe njohuri të zbatueshme nga prodhimi kompjuterik.
  • Aplikimet e shkencave të të dhënave në financa, ekonomi, biznes, marketing dhe më gjerë.

Nëse jeni të interesuar të aplikoni për t’u bërë pjesë e programi më prestigjoz në botë, thjeshtë aplikoni në: uolip.riinvest.net/apply ku shumë shpejtë do merrni përgjigje për të gjitha detajet tjera.

London School of Economics and Political Science është shkolla e dytë më e mira në botë për shkenca sociale, e tani më afër se kurrë e gjeni në Kosovë.

Për më shume informata mund të shkruani në [email protected] apo edhe në numrin e telefonit +383 38 224 322. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Një iPhone X Plus më i madh konfirmohet në mënyrë të dukshme nga iOS 12 beta

Tags >

Riinvest
Lajmet e fundit>