Analiza

Studimi: Estonia dhe SHBA-ja me më shumë liri në internet

Publikuar , 27 Shtator 2012
0
Studimi: Estonia dhe SHBA-ja me më shumë liri në internet

Banorët e Estonisë kanë më shumë liri për të vepruar në internet, duke u ndjekur më pas nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në mesin e 47 shteteve të hulumtuara nga Freedom House.

Sidoqoftë, banorët e disa shteteve kishin përjetuar sulme në blogje, mbikëqyrje të motivuara politikisht, manipulime qeveritare të përmbajtjes në ueb dhe rregullime të përqendruara në shprehjen online, tha Freedom House, që paraqiti raportin për lirinë në internet gjatë ditës së hënë.

Sipas raportit, njëzet nga 47 shtete kanë më pak liri në internet tani në krahasim me lirinë që kishin në janarin e vitit 2011, ku rëniet më të mëdha i patën Bahreini, Pakistani dhe Etopia.

“Ne jemi duke e parë një rritje të numrit të qeverive që provojnë të kufizojnë lirinë e shprehjes online,” -tha gjatë një forumi në Uashington, Sanja Kelly, e cila është drejtoreshë e projektit të studimit.

Një numër i qeverive në Lindjen e Mesme kanë kufizuar lirinë në internet që nga pranvera arabe që filloi në fund të 2010-ës. Ata panë çfarë lloj pasojash mund të ndodhin kur njerëzit organizohen me media shoqërore,” – tha Kelly.

Në 14 shtete, qeveritë janë duke i punësuar punëtorët për të komentuar online dhe shuar postimet e papopullarizuara. Studimi gjeti ligje të reja ose direktiva të kaluara që nga janari i vitit 2011 në 19 nga 47 shtete për të kufizuar të shprehurit online, për shkelje të privatësisë së përdoruesve, ose t’i dënojnë njerëzit që postojnë përmbajtje që janë të padëshirueshme.

Në 26 shtete, të paktën një bloger ose përdorues i internetit është arrestuar për përmbajtjen e postuar online ose të dërguar përgjatë porosive tekstuale. Sipas studimit në 19 shtete, një blogues ose përdorues i internetit ishte torturuar, rrahur ose ishte zhdukur si reagim ndaj postimeve të tyre online. Në pesë shtete, një aktivist ose gazetar civil ishte vrarë si ndëshkim për postim të informacionit që zbuloi shkelje të të drejtave të njeriut.

LEXO EDHE:  Eliminoni gjysmën e rezultateve të kërkimit të Google me dorezën Infinity të Thanos

Por studimi raportoi atë që Kelly e quajti zhvillim pozitiv në lirinë e internetit. Në disa shtete, aktivistët e internetit dhe ndërmarrjet e teknologjisë kanë luftuar kundër ligjeve kufizuese.

Fushatat mbrojtëse, demonstratat në masë, ndaljet e uebfaqve dhe vendimet e gjykatave kushtetuese kanë rezultuar në ndarjen e planeve të kufizimit dhe legjislacionin e dëmshëm. Në 23 shtete, së paku një ndryshim ka ndodhur për shkak të aktivizimit.

Në Shtetet e Bashkuara, shumë aktivistë dhe ndërmarrje të teknologjisë kundërshtuan projektligjet detyruese kundërthënëse për të drejtat e autorit, (Akti Ndaj Piraterisë Online (SOPA) dhe Aktit Mbroje IP-në (PIPA)) dhe si rezultat ato ishin shuar, shënon studimi.

Studimi e quajti internetin përgjithësisht të lirë në 14 shtete, duke përfshirë këtu Britaninë e Madhe, Brazilin, Ukrainën, Italinë dhe Gjermaninë, megjithëse gjeti disa probleme në secilën nga këto shtete. Ndërsa në Nigeri, Jordani, Rusi, Meksikë dhe Egjipt e vlerësoi si pjesërisht të lirë.

Studimi gjeti që interneti nuk është i lirë në 13 shtete, duke përfshirë Kinën, Arabinë Saudite, Tailandën, Pakistanin dhe Iranin.

Freedom House përdori 50 hulumtues, shumë prej të cilëve në disa shtete, për të testuar lirinë e internetit në ato vende. (PC World Albanian)

Tags >

internet
Lajmet e fundit>