Lajmet

Studimi i Pew: Edhe adoleshentët shqetësohen tashmë për privatësinë

Publikuar , 24 Gusht 2013
0
Studimi i Pew: Edhe adoleshentët shqetësohen tashmë për privatësinë

Mesa duket brezi i sotëm i adoleshentëve nuk është indiferent kur vjen puna tek çështjet e privatësisë, pavarësisht se kanë dëshirë të postojnë shumë gjëra në mediat sociale.

Një ndër katër adoleshentë kanë çinstaluar një aplikacion mobile vetëm sepse kanë zbuluar se aplikacioni mblidhte të dhëna personale të cilat ata nuk dëshironin t’i ndanin me të tjerët.

Sipas një studimi të bërë nga Pew Research, gjysma e adoleshentëve nuk kanë instaluar aplikacione në tablet apo smartfon kur kanë pasur dyshime lidhur me privatësinë, thuhej në raport.

Në studimin e Pew kanë marrë pjesë rreth 800 adoleshentë amerikanë të moshës 12 deri 17 vjeç, së bashku me prindërit e tyre. Ai nuk fokusohej specifikisht tek aplikacionet e mediave sociale, edhe pse adoleshentët u shprehën vetë se ato ishin të parat që shkarkonin në pajisjet e tyre.

50% e adoleshentëve thanë se e kishin çaktivizuar gjurmimin e vendndodhjes në celularin e tyre ose në aplikacione që e kërkonin një gjë të tillë sepse shqetësoheshin mbi sasinë e informacionit që mund të aksesonte një kompani mbi ta.

Një pjesë prej tyre madje nuk e kuptonin se përse mund t’i duhej një kompanie një e dhënë e tillë, prandaj kishin vepruar kështu. Vajzat janë më të prirura për ta çaktivizuar gjurmimin e vendndodhjes (59% krahasuar me 37% tek djemtë).

Ndërkohë, një shqetësim tjetër i adoleshentëve mbetet edhe monitorimi i vazhdueshëm i prindërve. Në vitin 2009, sipas një studimi të Pew, gjysma e prindërve i gjurmonin fëmijët e tyre në një mënyrë apo një tjetër. (PCWorld Albanian)

studim

LEXO EDHE:  Pesë gjërat që duhet të prisni nga ngjarja e Apple në javën e ardhshme

Tags >

privatesi
Lajmet e fundit>