Biznes

Studimi për frekuencat, AKEP publikon planin si do të bëhet përdorimi

Nga: PCWorld
Publikuar , 18 Shkurt 2022
Më specifikisht studimi sjell në vëmendje se në Planin Kombëtar të Frekuencave, Brezi 1 – 3 GHz është caktuar për shërbime fikse, të lëvizshme, të lëvizshme tokësore, vend ndodhje radio, radio astronomi. Studimi për frekuencat, AKEP publikon planin si do të bëhet përdorimi

Një studim i Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) hedh dritë mbi mënyrën sesi është bërë planifikimi për përdorim i radiofrekuencave në territorin e vendit.

Referuar dokumentit të nxjerrë për konsultim nënvizohet se ky plan vendos ndarjet e kanaleve të brezave të frekuencave për disa shërbime radio.

“Plani bën të mundur: Teknikisht dhe ekonomikisht planifikimin optimal, caktimin dhe përdorimin efikas të frekuencave, duke marrë parasysh që spektri i radiofrekuencave dhe orbita gjeostacionare janë në vetëvete burime të rralla dhe të fundme; Përftimin e kushteve për përgatitjen e rregullave mbi kushtet teknike dhe operative për përdorimin e disa frekuencave; Mbrojtjen nga interferencat e dëmshme”, thuhet në studim.

I njëjti specifikon rastet se kur mund të përdoret një frekuencë nga disa përdorues ashtu sikurse edhe specifikimet për frekuencat e përdoruesve qeveritarë.

“Caktimi i frekuencës për përdoruesit qeveritarë me përgjegjësi për sigurinë dhe mbrojtjen kombëtare në brezin e shpërndarë ekskluzivisht për përdorim civil, mund të kryhet nën kushtet e mëposhtme: Caktimi koordinohet me Autoritetin e Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP); Caktimi nuk duhet tu shkaktojë interferenca të dëmshme caktimeve ekzistuese dhe të planifikuara për përdorues civilë. Caktimi i frekuencës për një përdorues civil në një brez të shpërndarë për përdorim qeveritar mund të bëhet sipas kushteve të mëposhtme: Përcaktimi është koordinuar me përdoruesit qeveritarë përgjegjës për sigurinë dhe mbrojtjen kombëtare; Caktimi nuk duhet të shkaktojë interferenca të dëmshme për caktimet ekzistuese dhe të planifikuara për përdoruesit qeveritarë përgjegjës për sigurinë dhe mbrojtjen kombëtare” vlerëson AKEP.

I njëjti specifikon se frekuencat në brezat midis 5 MHz dhe 30 MHz do të jenë të rezervuara dhe do të përdoren, për shkak të karakteristikave të tyre të përhapjes, për radiokomunikime të distancave të gjata. Sa herë që frekuencat në këto breza përdoren për radiokomunikime të distancave të shkurtra apo të mesme, duhet përdorur fuqia minimale e nevojshme, në mënyrë që të zvogëlojë interferencat e dëmshme.

LEXO EDHE:  Çmimet e kartave grafike në Evropë bien në vlerën e tyre reale

Më specifikisht studimi sjell në vëmendje se në Planin Kombëtar të Frekuencave, Brezi 1 – 3 GHz është caktuar për shërbime fikse, të lëvizshme, të lëvizshme tokësore, vend ndodhje radio, radio astronomi.

Brezi i frekuencave 2025 – 2110 MHz / 2200 – 2290 MHz do të caktohen ekskluzivisht për sisteme dixhitale lidhje pikë-pikë dhe pikë-shumë-pika.

Më tej nënvizohet se në planin kombëtar të frekuencave, brezi 5925 – 6425 MHz është caktuar për alokimin e shërbimeve fikse dhe shërbimet satelitore fikse, si përdorime kryesore. Në shërbimin fiks, brezi 5925 – 6425 MHz duhet të përdoret për sisteme radio-rele dixhitale dhe analoge me kapacitet të lartë transmetimi prej 1800 kanale.

Brezi 6425 – 7125 MHz është caktuar për alokimin e shërbimeve fikse dhe shërbimet satelitore fikse.

Studimi ndalet në elementë specifikë brez pas brezi të frekuencave duke dhënë specifikat e përdorimit në nivel rajonal apo global.

/Monitor