Lajmet

Studioja e re e Fox ka ekrane gjigante me prekje Windows 8

Publikuar , 10 Tetor 2013
0
Studioja e re e Fox ka ekrane gjigante me prekje Windows 8

foxnewsdeck_r1_c1Ju prezantojmë me studion më të re të kanalit televiziv Fox në SHBA: një studio revolucionare që mban emrin “News Deck” dhe brenda saj gjenden PC me ekrane gjigante me prekje, të cilat operojnë me Windows 8. “Ashtu si edhe ju, edhe ne i marrim lajmet nga platforma të ndryshme dhe në këtë studio, teleshikuesit mund të vërejnë se si i organizojmë të gjitha ngjarjet që ndodhin,” thuhet në videon prezantuese.

Sot, ka ndryshuar mënyra se si njerëzit i ndjekin lajmet dhe Fox synon që t’i përshtatet sa më mirë teleshikuesit duke e bërë më interaktive dhe më realiste paraqitjen e lajmeve.

Në ditët e sotme, njerëzit nuk kanë kohë të kontrollojnë nëse lajmi që lexuan në Facebook apo në Twitter nga një miku i tyre është i vërtetë, thuhet në video. Është pikërisht kjo ajo që synon të realizojë Fox me studion e re. Gazetarët do të hyjnë në botën e mediave sociale dhe internetit në përgjithësi për të kontrolluar nëse ngjarjet e fundit që qarkullojnë në rrjet janë të vërteta dhe për t’i raportuar ato.

Fox News ka implementuar ekrane me madhësi 55 inç, të gjitha me prekje, në çdo studio lajmesh. Nëse shihni me kujdes fotot apo videon, do të vini re se atje gjendet edhe dyqani i aplikacioneve Windows Store si dhe News App. Gazetarët punojnë në sfond duke kontrolluar faqe dhe aplikacione të ndryshme, në mënyrë që të gjejnë ngjarjet e t’i raportojnë ato sa më shpejt.

Në set gjendet edhe mur rreth 11.5 metra të gjatë ku projektohen imazhet. Ideja konsiston në faktin që të arrihet t’i përafrohet sa më shumë mënyrës se si njerëzit i konsumojnë materialet gjatë ditës, pra nëpërmjet smartfonëve, internetit, kompjuterit etj. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Facebook do të luftojë shpërndarjen e fotove intime me inteligjencën artificiale

Tags >

Windows 8
Lajmet e fundit>