Blog

Studiuesit Kinezë zbulojnë materialin transparent më të fortë në botë

Nga: PCWorld
Publikuar , 30 Nëntor 2021
AM-III ndryshon nga copat normale të qelqit, të cilat zakonisht janë të dobëta, sepse është xhami me kristale brenda. Studiuesit Kinezë zbulojnë materialin transparent më të fortë në botë

Një ekip studiuesish në Kinën veriore zbuluan materialin më të fortë të qelqtë në botë, AM-III transparent, me ngjyrë të verdhë, i cili është në gjendje të lërë një gërvishtje të thellë në sipërfaqen e një diamanti. Pra çfarë është ky material dhe për çfarë mund të na hyjë në punë?

Materiali, i cili është bërë tërësisht nga karboni, arriti një 113 gigapascal (GPa) në testin e fortësisë Vickers. Si pikë referimi, diamantet natyrale zakonisht shënojnë diku midis 50 dhe 70 në shkallën GPa. Shkencëtarët mendojnë se ky material do të zëvendësoje qelqin modern.

Ky xham ka përdorime të mundshme në disa industri, pavarësisht se ka gjasa të jetë vite larg prodhimit masiv. Për shembull, materiali mund të përdoret për të krijuar xhama antiplumb 20 deri në 100 herë më të fortë se materialet e zakonshme të përdorura aktualisht.

Ai gjithashtu ka një potencial përdorimi në industrinë e teknologjisë. AM-III është një gjysmëpërçues pothuajse po aq efikas sa silikoni. Me efikasitetin e tij të lartë, materiali  mund të përdoret në ndërtimin e paneleve diellore , të aftë për t’i bërë ballë breshrit të madh dhe ndikimeve të tjera.

AM-III ndryshon nga copat normale të qelqit, të cilat zakonisht janë të dobëta, sepse është xhami me kristale brenda. Kur shikohet nën një mikroskop, materiali ka një strukturë të renditur të ngjashme me një kristal.

Ky material do të ketë një ndikim të madh në industri kur shkencëtarët të kenë bërë mjaftueshëm kërkime. Deri atëherë qelqi i zakonshëm do të vazhdojë të mbizotërojë. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Produkti më i fundi i Apple është për identifikimin e sendeve të humbura