Lajmet

Suedia synon të promovojë demokracinë dhe kreativitetin nëpërmjet video lojërave

Publikuar , 20 Prill 2014
0
Suedia synon të promovojë demokracinë dhe kreativitetin nëpërmjet video lojërave

d.0_standard_640.0Në një përpjekje për të promovuar demokracinë, kreativitetin, shprehjen personale, ose së bashku të gjitha, Suedia ka operuar në një program të quajtur Democreativity, ku me anë të tij synohet ndihma për të ofruar ide për “lojën më të pazakonshme ndonjëherë”.

Democreativity ka marrë ide për karaktere, ambiente dhe qëllime të pazakonta dhe duke iu mundësuar njerëzve që të votojnë se cilat i pëlqejnë më së tepërmi. Që atëherë është postuar një pamje e shkurtër që shpalos top idetë e parapëlqyera: njerëzit ishin në masë të madhe parapëlqyes të lojërave bashkëpunuese, që nuk përmbajnë ndonjë skenë dhune duke e rrahur ndonjë kundërshtar; ata po ashtu parapëlqyen objektet të pa animuara dhe abstrakte që të jenë si karaktere dhe për t’u luajtur në ambiente abstrakte.

Rreth 500 ide ishin paraqitur, kështu që me siguri nuk është ndonjë lojë e cila ka zgjuar edhe aq interesim. Vetë Democreativity nuk është duke kthyer ndonjërën nga këto ide në lojë, por në fakt është duke i përkrahur zhvilluesit e lojërave që të shikojnë përgjatë ideve për t’u frymëzuar për të krijuar ata vetë diçka. Kjo mund të promovojë demokracinë sepse “liria, barazia dhe sinqeriteti” janë thelbësore për të dhe kreativitetin.

Rezultatet e Democreativity duket të kenë dalë mjaft shpejt. Programi duket të jetë lëshuar muajin e kaluar së bashku me një video të çuditshme frymëzuese që paraqet kreativitetin e Suedisë duke treguar për lojërat si Minecraft dhe vallëzimin e Robyn-it. Democreativity shpreson që të shohë disa lojëra të prodhuara në bazë të rezultateve të veta dhe synon që t’i ofrojë ato në uebfaqen e vet kurdo që lëshohen. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Hetuesit thonë se softueri i Boeing 737 Max ka vrarë 346 persona

Lajmet e fundit>