Harduer

Suksesi i Chromebookëve vazhdon: Në 2014-ën do të lançohen modele të reja

Publikuar , 05 Janar 2014
0
Suksesi i Chromebookëve vazhdon: Në 2014-ën do të lançohen modele të reja

hp-chromebook-14Ndërkohë që laptopët Chromebook fitojnë gjithnjë e më tepër popullaritet, prodhuesit e pajisjeve kompjuterike po përgatiten për lançimin e modeleve të reja.

Sipas një raportimi të fundit nga Digitimes, dy kompanitë Asus dhe Toshiba do të bëhen pjesë e këtij tregu.

Ndërkohë, Dell ka vendosur të ofrojë për herë të parë një Chromebook në fund të këtij muaji. Sa popullorë janë këta laptopë? Mesa duket Chromebook-ët e tillë si Acer C270 dhe ato të ofruara nga Samsung dominojnë listën e laptopëve më të shitur në Amazon.

Një raport tjetër i publikuar muajin e kaluar nga NPD Group tregon se laptopët me sistem Chrome OS kanë mundur të zotërojnë rreth 1/5 e shitjeve në kanalet e biznesit të laptopëve. Sipas raportit ky sukses i dedikohet kryesisht rritjes së dërgesave ndaj institucioneve arsimore. Këto shifra përbëjnë me të vërtetë arritje duke marrë parasysh se në vitin 2012 pjesa e tregut që zotërohej nga Chromebook-ët ishte thuajse e papërfillshme.

Rezultatet e këtij sistemi operativ kanë ngacmuar edhe interesin e prodhuesit më të fuqishëm të kompjuterëve, HP, i cili ka vendosur të përqëndrohet më tepër në Chrome OS të zhvilluar nga Google.

Aktualisht HP shet modelet Chromebook 11 dhe 14 inç. Një prej arsyeve të këtij popullariteti është edhe çmimi. Zakonisht vlera e Chromebook-ëve varion nga 200 deri në 300 $. Përveç këtij faktori, disa organizata si për shembull institucionet arsimore, kanë nevojë vetëm për shërbimet e Google si për shembull Google Docs dhe Google Drive. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Mos e instaloni Chrome 79 në telefonët Android ose keni për të përfunduar në telashe