Lajmet

Sulm kibernetik ndaj gazetave Amerikane

Publikuar , 30 Dhjetor 2018
0
Sulmi thuhet se erdhi nga jashtë Shteteve të Bashkuara raportoi Los Angeles Times. Sulm kibernetik ndaj gazetave Amerikane

Një sulm kibernetik shkaktoi çrregullime ditën e Shtune tek disa gazeta të mëdha Amerikane si Los Angeles Times, Chigaco Tribune apo Baltimore Sun.

Sulmi thuhet se erdhi nga jashtë Shteteve të Bashkuara raportoi Los Angeles Times.

Ai shkaktoi shtyrje të dërgesave për edicionet e së Shtunave të The Times, Tribune, Sun dhe gazetave të tjera që ndajnë të njëjtën platformë prodhimi në Los Angeles.

Tribune Publishing që drejton gazetat New York Daily news dhe Orlando Sentinel zbuloi i pari maluerin ditën e Premte.

Edicionet e Bregut Perendimor të Wall Street Journal dhe New York Times gjithashtu u goditën.

Departamenti Amerikan i Sigurisë Kombëtare kishte iniciuar hetimin e incidentit ndërsa nuk ka të dhëna për kompromentimin e informacioneve të kartave të kreditit. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Nvidia zbulon platformën Studio për laptopët që konkurrojnë me MacBook Pro

Lajmet e fundit>