Lajmet

Sulm masiv kibernetik ndaj Ukrainës

Nga: PCWorld
Publikuar , 14 Janar 2022
Rusia ende nuk ka komentuar ngjarjen ndërsa tensionet mes dy vendeve janë shtuar shumë në muajt e fundit. Sulm masiv kibernetik ndaj Ukrainës

Dhjetëra uebsajte shtetërore në Ukrainë ranë ditën e Premte në një sulm kibernetik i cili kishte për shënjestër edhe ambasadat.

Ministria Jashtme dhe Arsimit u goditën më rëndë së bashku me ambasadat Amerikane, Britanike dhe Suedeze.

Përpara se sajtet të ishin offline një mesazh u postua në to ku thuhej “përgatituni për më të keqen.”

Nuk është e qartë se kush është pas sulmit, por një zëdhënës i qeverisë tha se sulmet kibernetike në vendin e tyre vinin kryesisht nga Rusia.

Rusia ende nuk ka komentuar ngjarjen ndërsa tensionet mes dy vendeve janë shtuar shumë në muajt e fundit.

Mesazhet e postuara ishin në tre gjuhë, Ukrainase, Ruse dhe Polake. “Qytetarë të Ukrainës, të gjitha të dhënat tuaja personale janë publikuar në internet për të gjithë,” thoshte një prej mesazheve.

Në mesin e sajteve të prekura ishte edhe Diia, një sistem kyç i cili përmban shërbimet shtetërore dhe ruan informacione personale.

Sajte të tjera u nxorën me qëllim offline që të mos sulmoheshin. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  71 Milion euro mbështetje për strategjinë “Inovacion dhe ekselencë në IT”