Siguri

Sulm masiv anembanë botës

Publikuar , 18 Shkurt 2010
0
Sulm masiv anembanë botës

Sipas hulumtuesve të sigurisë pranë NetWitness, botneti i ri ZeuS (i njohur edhe si “Kneber Botnet”, sipas emrit të përdoruesit të ndërlidhur me sistemet e infektuara), ka qenë duke operuar për më shumë se 18 muaj.

NetWitness thekson se botneti ka mbledhur informacione të rëndësishme, duke përfshirë 68.000 kredenciale kyçëse të korporatave, qasje në sistemet e-mail, faqe për shërbime bankare online e kredenciale tjera nga rrjete të ndryshme sociale si Facebook, Yahoo e Hotmail, 2.000 skedarë të certifikatave SSL dhe bashkësi të shumta të të dhënave të individëve, duke përfshirë edhe vjedhje të plota të identiteteve nga makinat e viktimave.

Gjithashtu përmes tij iu është mundësuar sulmuesve qasje e largët në rrjetet e komprometuara.

Informacionet e mbledhura janë përdorur për të thyer llogari, për të vjedhur informacione të korporatave dhe qeverive dhe për të kopjuar identitete personale, online dhe financiare.
 
“Shumë analistë të sigurisë tentojnë të klasifikojnë ZueS në veçanti si një Trojan që vjedh informacione bankare, por kjo pikëpamje është naive” tha Alex Cox, i cili zbuloi botentin Kneber.

“Kur ne filluam të detektojmë korrelacionin mes metodologjisë së shfrytëzuar nga ekipi Kneber për të sulmuar makinat e viktimave dhe bashkësitë e gjëra të llojllojshmërisë së të dhënave, është bërë e qartë se ekipet e sigurisë duhet të rimendojnë tërë perspektivën e tyre ndaj kërcënimeve të avancuara siç është ZeuS dhe duhet të konsiderojnë objektiva gjithanshme”.

Sipas NetWitness, më shumë se gjysma e makinave të infektuara me Kneber gjithashtu u infektuan me Waledac, një botet peer-to-peer.

LEXO EDHE:  Kryeministri Italian: Huawei dyert e hapura për 5G në Itali

Lajmet e fundit>