Lajmet

Sulmet kibernetike, arrestohet njëri nga anëtarët e “Albania Hacker Group”

Publikuar , 19 Janar 2014
0
Sulmet kibernetike, arrestohet njëri nga anëtarët e “Albania Hacker Group”

hackwePolicia e Tiranës ka kryer arrestimin e njërit prej anëtarëve të grupimit “Albania Hacker Group”, i cili akuzohet për disa sulme kibernetike ndaj institucioneve të shtetit grek dhe atij serb, por edhe disa kompanive dhe uebfaqeve në Shqipëri. Seksioni Kundër Krimit Kompjuterik, i Policisë së Tiranës, në bazë të operacionit të koduar “AHG”, ka kryer ekzekutimin e vendimit penal datë 03.10.2013, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë e cila ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg në mungesë”, ndaj shtetasit Florjan Astrit Hoxhaj, 18 vjeç, lindur dhe banues në Vlorë, anëtar i grupit “Albania Hacker Group”, nën pseudonimin Neteorm. Ndaj 18 vjeçarit  Hoxhaj, Prokuroria e Tiranës, kishte filluar proçedimin penal në vitin 2012, për veprat penale “Hyrja e pa autorizuar në rrjetet kompjuterike” dhe “Ndërhyrja në të dhënat kompjuterike”, vepra penale këto të kryera nga anëtaret e grupit “Albanian Hackers Group AHG”. Gjatë ecurisë së hetimit, dyshohet se anëtaret e grupit “Albania Hacker Group” kanë kryer “sulmin” kibernetik ndaj një numri të konsiderueshëm të faqeve të ministrive, shkollave, portaleve apo uebfaqeve të tjera të shtetit serb dhe grek.

Dyshohet se, pas sigurimit të kartave të kreditit, dhe marrjes së të dhënave, përvetësonin këto të dhëna duke ndërhyrë në serverat e subjekteve tregtare që kryejnë shërbimin e blerjes nëpërmjet internetit. Sipas informacioneve zyrtare nga Drejtoria e Policisë së Tiranës, dyshohet, se anëtar të këtij grupi, kanë bërë edhe sulmin e serverave të  grupit mediatik Top-Channal, Digitalb, ABC- News etj. Aktualisht, strukturat për Krimet Kibernetike të Policisë së Tiranës, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë po vazhdojnë hetimin e plotë të veprimtarisë të anëtareve të tjerë të  grupit “Albania Hacker Group”. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Apple Mac sot është 35 vjeç

Lajmet e fundit>