Lajmet

Sulmet kibernetike dhe dronët po kërcënojnë sigurinë e avionëve

Publikuar , 05 Dhjetor 2014
0
Sulmet kibernetike dhe dronët po kërcënojnë sigurinë e avionëve

A magnifying glass is held in front of a computer screen in this picture illustration taken in BerlinSulmet kibernetike shumë të përhapura kohët e fundit dhe dronët komercial përbëjnë një rrezik shumë të madh për përplasjet e avionëve, pretendojnë punonjësit e sigurisënë këtë fushë.

Teknikat në dizenjimin dhe në sistemin e navigimit kanë avancuar dhe kanë reduktuar në njëfarë mënyre përqindjen e aksidenteve, por sulmet që vinë nga kompjuterët cilësohen si një rrezik tepër serioz.

“Terrorizmi kibernetik” mund të zëvendësojë municionet dhe bombat dhe të kthehen në një armë të fortë që mund të përdoret për sulme ndaj avionëve. Shoqata Ndërkombëtare e Transportit Ajror ka bërë përpjekje për të përmirësuar sigurinë kibernetike duke përfshirë lançimin e një vegle që i jep mundësi kompanive ajrore të kenë akses dhe të monitorojnë riskun në sistemet e tyre.

Një rrezik tjetër potencial vjen nga dronët komercial, përdorimi i të cilëve është zgjeruar shumë kohëve të fundit sidomos për survejim, mbledhje lajmesh etj dhe për të cilët akoma nuk ka një rregullator zyrtar. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Procesorët që Intel do të braktisë pas 20 vitesh

Tags >

siguri
Lajmet e fundit>