Lajmet

Sulmet kibernetike i kushtojnë bizneseve çdo vit miliona dollarë

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 10 Mars 2019
0
Firma intervistoi 2,600 profesionistë sigurie dhe IT në 355 organizata në mbarë botën për të përpiluar raportin “Kostoja e Krimeve Kibernetikë” Sulmet kibernetike i kushtojnë bizneseve çdo vit miliona dollarë

Përballimi i sulmeve kibernetikë vjen me kosto marramendëse për bizneset dhe po rritet dita ditës sipas Institutit Accenture & Ponemon. Kompania zbuloi se sulmet me maluerë dhe sulmet nga një personi i brendshëm përbënin 1/3 kostos së të gjitha sulmeve kibernetike në 2018.

Firma intervistoi 2,600 profesionistë sigurie dhe IT në 355 organizata në mbarë botën për të përpiluar raportin “Kostoja e Krimeve Kibernetikë”. Në 2018-ën kostoja e sulmeve kibernetikë me maluerë ka kushtuar 2.6 milionë dollarë për kompani.

Në të njëjtën kohë kostoja nga insajderë që sabotojnë kompanitë si punonjës, staf i përkohshëm, kontraktor apo partnerë biznesi, u rrit me 15% në 1.6 milionë dollarë për kompani.

Kostoja mesatare e një sulmi kibernetikë sot llogaritet 1.6 milionë dollarë ndërsa në një të ardhme jo të largët ajo mund të arrijë në trilionë dollarë.

Studimi i kompanisë në fjalë përllogariti koston e krimit kibernetikë bazuar në atë çfarë një organizatë shpenzon për të zbuluar, hetuar, përballuar dhe rikuperuar një sulm kibernetike përgjatë një periudhe 4 javore.

Sulme të tjera në rritje ishin edhe ato me phishing dhe inixhinieri sociale duke shkuar në 1.4 milionë dollarë për organizatë.

Kostot më të lartë i patën kompanitë Amerikane deri në 27.4 milionë dollarë për organizatë. Japonia ishte e dyta me kosto prej 13.6 milionë dollarë për organizatë dhe Britania me 11.5 milionë.

Organizatat në Brazil dhe Kanada shpenzonin mesatarisht 7.2 dhe 6.8 miliardë dollarë për organizatë në përballimin e këtyre sulmeve. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Samsung publikon një video ku testohet mekanizmi i palosjes së Galaxy Fold

Tags >

siguri
Lajmet e fundit>