Lajmet

Sulmet me “ransomware” u rritën më 50% në 2016-ën

Publikuar , 27 Prill 2017
0
Rritja e shpejtë e sulmeve të suksesshme me "ransomware" erdhi si rezultat i adoptimit të këtyre teknikave në masë nga grupet e hakimit. Sulmet me “ransomware” u rritën më 50% në 2016-ën Photo Source: AFP

Sulmet me “ransomware” ndaj bizneseve u rritën më 50% vitin e kaluar zbuloi raporti i sigurisë përpiluar nga kompania Amerikane e telekomunikacionit Verizon.

U analizua mbi 2,000 thyerje sigurie dhe 51% të rasteve ishin sulme përmes maluerëve. Raporti gjithashtu zbuloi se masat e ndërmarra nga sistemet e pagesave kishin parandaluar sulmet në të ardhmen.

Rritja e shpejtë e sulmeve të suksesshme me “ransomware” erdhi si rezultat i adoptimit të këtyre teknikave në masë nga grupet e hakimit.

“Ransomware është një mënyrë tjetër për të marrë sa më shumë para nga një pajisje e infektuar,” u shprehën analistët.

Një studim tjetër ndërmarrë nga Symantec zbuloi se shumë mesatare e paguar për një sulm të tillë ishte 1,000 dollar.

Sipas shefit teknologjik të Symantec për Evropën, një e-mail në 131 e-mail-e kishte në brendësim një lloj kërcënimi sigurie. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  AMD: Procesorët tanë nuk preken nga problemet që kanë shfaqur procesorët Intel

Tags >

symantec
Lajmet e fundit>