Lajmet

Sulmi kibernetik bllon kompaninë më të madhe në botë të përpunimit të mishit

Nga: PCWorld
Publikuar , 02 Qershor 2021
JBS është furnizuesi më i madh në botë me mish me mbi 150 fabrika në 15 vende të botës dhe numëron mbi 150 mijë punonjës. Sulmi kibernetik bllon kompaninë më të madhe në botë të përpunimit të mishit Photo Source: Getty Images

Kompania më e madhe në botë e përpunimit të mishit është goditur nga një sulm i sofistikuar kibernetik.

Rrjetet kompjuterike të JBS janë hakuar dhe kompania u detyrua të mbyllte operacionet në Australi, Kanada dhe SHBA me mijëra punonjës të prekur.

Kompania beson se pas sulmit me ransomware është një grup kriminal në Rusi. Sulmi mund të bëjë që të ketë mungesë të mishit në treg ose rritje të çmimeve për konsumatorët.

Sulmet me ransomware bllokojnë informacionet në këmbim të një pagese. Në hetimin e kësaj ngjarjeje është përfshirë edhe Byroja Federale e Hetimit (FBI).

JBS është furnizuesi më i madh në botë me mish me mbi 150 fabrika në 15 vende të botës dhe numëron mbi 150 mijë punonjës.

Muajin e kaluar një sulm tjetër me ransomware goditi një impiant të nxjerrjes së naftës në jug të Shteteve të Bashkuara. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  AMD Ryzen 5000 bëhet procesori më i shitur ndonjëherë