Lajmet

Sulmohet bursa kriptografike Coinmama, 450 mijë përdorues të prekur

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 16 Shkurt 2019
0
Përveçse ka njoftuar të gjithë përdoruesit e prekur, Coinmama u kërkoi të ndryshonin fjalëkalimet me tu kyçur në llogaritë e tyre. Sulmohet bursa kriptografike Coinmama, 450 mijë përdorues të prekur

Bursa kriptografike Izraelite Coinmama e cila lejonte përdoruesit të blinin Bitcoin (BTC) dhe Ethereum (ETH) me një kartë krediti, raportoi ditën e sotme një sulm kibernetik i cili ka prekur 450,000 përdorues.

Incidenti u zbulua në një njoftim për shtyp ditën e Premte.

Në të vërtetë sulmi është pjesë e një hakimi masiv që ka prekur 24 kompani dhe ekspozuar 747 milion rekord nga sajte udhëtimit, lojërash dhe videosh.

“Ekipi ynë i sigurisë po heton dhe bazuar në informacionet paraprake që kemi, sulmi ka përfshirë 450,000 adresa e-mail-i dhe fjalëkalime në formatin hash,” shkruante kompania.

Coinmama tha se përdoruesit e regjistruar para datës 5 Gusht 2017-ës janë prekur. Kompania siguroi përdoruesit se nuk ruan informacionet e kartave të kreditit të përdoruesve në platformën e saj.

Përveçse ka njoftuar të gjithë përdoruesit e prekur, Coinmama u kërkoi të ndryshonin fjalëkalimet me tu kyçur në llogaritë e tyre.

Kompania tha se përdoruesit duhet të përdorin një fjalëkalim unik me të paktën 8 karaktere me germa të vogla dhe kapitale dhe një kombinim numrash e simbolesh.

Gjithashtu u bëri thirrje të shmangin klikimin dhe shkarkimin e materialeve nga e-mail-et e dyshimta.

Sulmi i cili nuk përfshiu vetëm Coinmama, është i dyti i profilit të lartë që nga fillimi i këtij viti. Më 15 Janar mijëra portofolë Ethereum (ETH) u hakuan në bursën Zelandeze Cryptopia me një humbje prej 23 milionë dollarësh. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Njihuni me makinën më të re elektrike të Volkswagen ID Roomzz

Lajmet e fundit>