Lajmet

Sulmohet faqja e Google Palestine

Publikuar , 28 Gusht 2013
0
Sulmohet faqja e Google Palestine

Domeini kryesor i kërkimit tët Google për Palestinën është hakuar, ku ndërfaqja e standarde e Google për këtë rajon është zëvendësuar me një porosi politike nga hakerët e vet.

Nga informacioni në dispozicion deri tani, nuk duket që serverët e vetë Google janë hakuar, në vend të tyre, siç duket domeini për Palestinën i Google është sulmuar dhe ridërguar tek një server tjetër. Se si është bërë e tërë kjo, për momentin është e paqartë.

Sipas një teorie të tanishme, ofruesi i domeinit të nivelit të lartë për Google për rajon është komprometuar, duke iu mundësuar hakerëve që të dërgojnë atë domein diku tjetër.

“Xhaxhi Google ne ju themi tungjatjeta nga Palestina” – thuhet në faqe, “për t’iu kujtuar që shteti në hartën Google nuk quhet Izrael, por quhet Palestinë”

Domeini për Palestinën i Google u lëshua në vitin 2009 dhe gjatë këtij viti titulli i faqes ishte ndërruar nga “Territoret e Palestinës” në “Palestinë”.

Qëllimisht nuk është përfshirja e ndonjë lidhjeje tek faqja e sulmuar, për t’iu shmangur mundësisë së futjes së maluerit që mund të përmbajë faqja.

Faqja përpiqet që të përdorë të paktën një media të vendosur. Vizitimi i faqes së shpartalluar nuk këshillohet (PCWorld Albanian)

google palestina

LEXO EDHE:  Në Korrik Google Chrome vjen me opsionin e shumë kërkuar

Lajmet e fundit>