Lajmet

Sulmohet një tjetër urë blockchain, vidhen 200 milionë dollarë

Nga: PCWorld
Publikuar , 02 Gusht 2022
“Jemi në dijeni të incidentit ku u përfshi Nomad dhe po hetojmë ndërsa do tu vëmë në dijeni për çdo të re,” tha startupi. Sulmohet një tjetër urë blockchain, vidhen 200 milionë dollarë

Hakerët vodhën afro 200 milionë dollarë në kriptomonedha nga Nomad, një mjet i cili ju mundëson përdoruesve të kalojnë tokenët nga një blockchain tek një tjetër.

Sulmi është një tregues i dobësive të sigurisë që ekzistojnë në botën e financave të decentralizuara ndërsa Nomad pranoi ekzistencën e një “exploit.”

“Jemi në dijeni të incidentit ku u përfshi Nomad dhe po hetojmë ndërsa do tu vëmë në dijeni për çdo të re,” tha startupi.

Është e paqartë skema e përdorur nga hakerët apo nëse Nomad planifikon të rimbursojë përdoruesit të cilët kanë humbur paratë e tyre gjatë sulmit.

Kompania e përshkruan vetveten si një shërbim të sigurtë. Ekspertët e sigurisë blockchain e përshkruan exploit-in si “free-for-all.”

Çdo gjë filloi me një përditësim të kodit të Nomad. Një pjesë e tij ishte markuar si i vlefshëm kurdoherë që një përdorues vendoste të niste një transfertë duke lejuar hakerët të tërheqin më shumë asete sesa ishin depozituar.

Sapo u kuptua çfarë po ndodhte, hakerët vunë në përdorim ushtritë e botëve për të realizuar sulme.

Dobësitë e sigurisë dhe dizajnet e këqija i kanë bërë ura e blockchaineve objektivat kryesorë të hakerëve. Më shumë se 1 miliardë dollarë janë vjedhur në kriptoasete përmes problemeve të sigurisë së këtyre urave gjatë 2022 sipas një raporti të Elliptic.

Në Prill, një urë tjetër blockchain quajtur Ronin u sulmua dhe humbi 600 milionë dollarë. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Emri i ri i Facebook ka të bëjë me të ardhmen e internetit