Siguri

Sulmohet tregu i aplikacioneve për Android

Publikuar , 03 Mars 2011
0
Sulmohet tregu i aplikacioneve për Android

Hakerët arritën që marrin rreth 21 aplikacione të njohura dhe të ligjshme për Android dhe i infektuan ato me aftësinë e sigurimit të qasjes nga largësitë në një pajisje, duke instaluar më shumë kod keqdashës dhe duke hapur dyert e pasme në një smartphone.

Google reagoi shpejt për të arritur që të përmirësonte gjendjen dhe të fshinte aplikacionet e ndotura nga tregu. Ndërmarrja, përpos që i përjashtoi zhvilluesit përkatës për këto veprime, por gjithashtu i largoi aplikacionet nga pajsijet e përdoruesve.

Riki Ferguson, një këshilltar për siguri në Trend Micro, beson që fshirja e aplikacioneve mashtruese nga pajisjet e viktimave nuk do të ndihmojë, nëse aplikacionet kanë instaluar programe të tjera keqdashëse.

“Kështu që, nëse jeni një nga 50,000 njerëzit e vlerësuar të cilët shkarkuan këto aplikacione keqdashëse, do të ishte më mirë që të hetohej mundësia e zëvendësimit të një pajisje dore ose riinstalimi i sistemit operativ në një që keni mundësi,” paralajmëroi Ferguson në një postim në blog./pcworldalbanian

LEXO EDHE:  Kush është ransomware i cili grumbulloi 3.7 milion dollarë në pesë muaj

Lajmet e fundit>