Lajmet

Sulmohet uebfaqja e Novak Djokovic

Publikuar , 09 Tetor 2011
0
Sulmohet uebfaqja e Novak Djokovic

 

Ende vazhdon lufta virtuale në mes të hakerëve shqiptarë dhe atyre serbë. Mbrëmë ishte vënë jashtë funksioni uebfaqja e restorantit personal të tenistit serb, Novak Djokovic.

Sipas artikullit të postuar në indeksonline, në faqen novakcafe.rs është vendosur flamuri kombëtar shqiptar, ndërsa përgjegjësinë për këtë veprim e ka marrë “Tetova Hackers Team” (Ekipi i Hakerëve Tetovarë).

Gjatë të premtes nga hakerët serbë ishte rrëzuar uebfaqja zyrtare e EULEX-it, ndërsa së fundi ishte sulmuar edhe uebfaqja e Bashkisë së Tiranës. Në anën tjetër, hakerët shqiptarë kanë sulmuar faqet e Manastirit të Studenicës, Radio Nishit, Magazinën Novo, Partinë Socialiste Serbe etj.

Tani, uebfaqja e restorantit personal të këtij tenisti serb i është kthyer gjendjes normale./pcworldalbanian

 

LEXO EDHE:  Tastiera Gboard e Google funksionon me 500 gjuhë të botës

Lajmet e fundit>