Siguri

Sulmuesit shfrytëzojnë mungesën e arnimeve

Publikuar , 20 Korrik 2009
0
Sulmuesit shfrytëzojnë mungesën e arnimeve

Arnimi i ishte adresuar një mangësie sigurie në Microsoft Server, të cilin e përdorin shumica e versioneve të desktopëve dhe serverëve të Windows. Pa arnim, kompjuteri ka mundësi të sulmohet nga kompjuterët e tjerë të infektuar rreth rrjetit. Firewall mund t’i ndalojë sulmet e jashtme, por Firewall i rrjeteve të biznesit zakonisht ofrojnë mbrojtje më të dobët ndaj viruseve brenda rrjetit.

Bizneset janë dhe të ngadalshme në arnimin e kompjuterëve të tyre. Fillimisht kontrolloni nëse keni arnimin e tetorit (të mundshëm për Windows 2000, XP, Vista, Server 2003 dhe Server 2008) në të dy kompjuterët: në shtëpi dhe zyre, duke marrë freskimet e Windows. Bëni kujdes nga US B-të dhe laptopët që sillni në shtëpi nga puna; mund ta shpërndajnë edhe Conficker (shikoni në find.pcworld.com/62399).

Duhet të mbyllni edhe vrimën e re të sigurisë që është zbuluar dhe ekziston në protokollin e Microsoft Server Message Block (SM B) për shpërndarjen e skedarëve dhe printerëve. Kjo vrimë është mjaft kritike për Windows 2000, XP dhe Server 2003, ndërsa është më i pak i rrezikshëm për Vista dhe Server 2008. Ashtu si vrima që Conficker worm shfrytëzon edhe SM B i lejon sulmuesit të godasin kompjuterët e pambrojtur dhe t’i marrin tërësisht nën kontroll. E themi sërish, Firewall mund ta zvogëlojë rrezikun, por duhet të kujdeseni që t’i merrni arnimet nga Windows Update apo nga faqja e Microsoft (shikoni në find.pcworld.com/62400).

Rregullimet e reja në Quick Time

Apple ka lëshuar Quick Time 7.6 për të rregulluar shtatë plasaritje, duke përfshirë edhe skedarët e hakuar të filmave (përfshi edhe formatet .avi dhe .mpeg) si dhe faqet që transmetojnë video, URL –të e të cilave hapen me rtsp://. Përdorimi i një skedari të prishur apo transmetimi i një videoje mund t’ia lërë kontrollin e sistemit një sulmuesi. Nëse përdorni Quick Time në Mac OS X, Windows XP apo Vista, do t’ju duhet të bëni freskim (shikoni në find.pcworld.com/62401).

LEXO EDHE:  NATO zgjedh BlackBerry për sigurinë e komunikimit

Nëse keni instaluar opsionin Quick Time MP EG-2 Playback Component në Windows XP apo Vista, do t’ju duhet edhe një rregullim i nivelit të lartë nga Apple. Shikoni në find.pcworld.com/62402 për të përcaktuar nëse keni Quick Time extra dhe nëse po, cilin version. Nëse është i ngjashëm me versionin 7.60.92.0, merrni freskimet pa pagesë në find.pcworld.com/62403 për t’u mbrojtur nga skedarët e infektuar të filmave.

Mbrojtja Antiphishing e Firefox 2 ka mbaruar Nëse jeni përdorues i Firefox 2, kini kujdes se mbrojtja e shfletuesit të vjetër në antiphishing ka mbaruar. Firefox 2 versioni 2.0.0.19 apo versionet e mëvonshme do ta tregojnë atë si të paaktivizuar. Madje edhe nëse në shfletuesin e vjetër del si i aktivizuar, Google i ka ndërprerë burimet që tregojnë se cilat faqe duhen bllokuar. Gjëja më e mirë është që të freskoni Firefox 3, i cili ka mbështetje dhe mbrojtje aktive  antiphishing. Merreni versionin më të fundit të Firefox në www.getfirefox.com.

Lajmet e fundit>