Biznes

SUN: Oracle është e ‘përkushtuar” ndaj arkitekturës SPARC

Publikuar , 13 Tetor 2009
0
SUN: Oracle është e ‘përkushtuar” ndaj arkitekturës SPARC

“SPARC ka një moment të mirë. Momentalisht në treg ekzistojnë më shumë se 216.000 serverë të bazuar në Sparc dhe ne kemi shitur më shumë se 7 milion procesorë gjatë kësaj dekade” tha McNealy. “Oracle është e përkushtuar ndaj SPARC dhe do të shpenzojë më shumë të holla në zhvillimin e tij” deklaroi Larry Ellison nga Oracle, rreth planeve për SPARC.

Sipas McNealy, Ellison gjithashtu ka siguruar Sun se Oracle do të vazhdojë fondet për zhvillimin e Solaris, që mbetet “platforma numër një” për kompaninë.

Përveç kësaj, McNealy ka bërë të ditur se Oracle është e përkushtuar të sigurojë një të ardhme të ndritur për Java, që momentalisht është prezent në 2.6 miliardë pajisje mobile dhe në 90% të të gjithë kompjuterëve.

“Tema kryesore këtu është novacioni. Bërthama jonë është novacioni, së bashku me teknologjinë tonë” tha McNealy. “Në kombinim, Oracle dhe Sun do të kenë një prej buxheteve më të jashtëzakonshme R&D të të gjitha kohërave”

Ai shtoi se Sun dhe Oracle ishin duke punuar me “autoritetet” për të ndihmuar kuptimin se kodi i hapur do të qëndrojë “i tillë”.

Në fund, McNealy bëri të ditur se MySQL nuk ka “konkurruar” me data bazën e Oracle.

“MySQL konkurron me Microsoft SQL Server. Nuk garon me Oracle ose DB2” tha McNealy.

LEXO EDHE:  Blerja më e madhe në historinë e softuerit: IBM ofron 34 miliardë dollarë për Red Hat

Lajmet e fundit>