Blog

Superkompjuterët më të fuqishëm të botës, Kina ka 100 më shumë sesa SHBA

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 19 Qershor 2019
0
Që nga muaji Nëntor numri i superkompjuterëve të Shteteve të Bashkuara brenda listës 500 është rritur nga 109 në 116. Superkompjuterët më të fuqishëm të botës, Kina ka 100 më shumë sesa SHBA

Kina ka humbur terren në listën e 500 superkompjuterëve më të fuqishëm në botë, një listë e cila publikohet çdo pesë muaj.

Shtetet e Bashkuara ruajtën vendin e parë dhe të dytë me dy superkompjuterët më të fuqishëm në botë.

I pari është superkompjuteri Summit me fuqi maksimale prej 200 petaflops, ose 200 quadrilion përllogaritje në sekondë.

Që nga muaji Nëntor numri i superkompjuterëve të Shteteve të Bashkuara brenda listës 500 është rritur nga 109 në 116.

Megjithatë Kina ka numrin më të madh të superkompjuterëve të kësaj liste edhe pse pati rënie nga 227 në 2019.

Top500 gjurmon fuqinë kompjuterike të superkompjuterëve më të avancuar në botë të cilët përdoren për të kryer disa detyra që nga dizajnimi i motorëve të avionëve tek trajnimi i rrjeteve neurale të inteligjencës artificiale.

Tre superkompjuterët më të fuqishëm të botës janë:

  1. Summit në Departamentin Amerikan të Energjisë ndërtuar nga IBM
  2. Sierra në Departamentin Amerikan të Energjisë ndërtuar nga IBM
  3. Sunway TaihuLight në Qendrën Kombëtare Kineze të Superkompjuterëve ndërtuar nga NRCPC.

Fuqia e kombinuar se 500 super kompjuterëve më të fuqishëm të botës është 1.56 ekzaflops ose 1 e gjysmë kuintilion përllogaritje në sekondë.

kjo përbën një rritje me 10% krahasuar me gjashtë muaj më parë kur fuqia e kombinuar ishte 1.41 ekzaflops.

Një ekzaflops është e barabartë me përllogaritjet në sekondë të mbarë njerëzve mbi tokë për katër vite me radhë. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Për herë të parë në histori autoritetet Amerikane vendosin sanksione ndaj adresave Bitcoin

Lajmet e fundit>