Ai do të zëvendësojë sistemin aktual i vendosur në qytetin britanik Reading. Shtetet anëtare të Qendrës Europiane të Parashikimit të Motit (ECMWF) vendosën të ndryshonin vendodhjen e sistemit.
Ambjentet e qendrës do të kushtojnë 50 milion Euro. ECMWF është një organizatë ndërqeveritare e cilia mbështetet nga 22 shtetet anëtare të Bashkimit Europian dhe 12 vende të tjera bashkëpunuese.
Kur superkompjuteri i ri të hyjë në funksion do të jetë i mundur parashikimi i motit deri në 15 ditë nga 10 ditë që është aktualisht.
Superkompjuteri i parë që kryente këtë detyrë ishte CRAY-1A i vënë në funksion në 1978. /PCWorld Albanian