Harduer

Superkompjuteri Titan arrin 20 petaflops fuqi përpunimi

Publikuar , 31 Tetor 2012
0
Superkompjuteri Titan arrin 20 petaflops fuqi përpunimi

Departamenti amerikan Energy’s Oak Ridge National Laboratory ka përfunduar ditën e hënë zhvillimin e një superkompjuteri, të quajtur Titan, i cili arrin të përpunojë 20 petaflops të dhëna.

Laboratori shpreson që me zhvillimin e këtij superkompjuteri, SHBA do të ketë më tepër fuqi në garën me Kinën dhe Japoninë për të ndërtuar kompjuterët më të shpejtë në botë. Superkompjuteri, i ndërtuar në ORNL në Tennessee, është i aftë të përpunojë 20 000 trilionë llogaritje në sekondë. Ai është mbi 10 herë më i shpejtë se paraardhësi i tij, Jaguar, i cili u ndërtua në vitin2009 dhe u konsiderua kompjuteri më i shpejtë në botë deri në qershor të vitit 2010, kur e humbi vendin e parë ndaj superkompjuterit kinez Tianhe-1A.

Vënia në punë e Titan-it vjen vetëm pak javë para publikimit të listës me 500 superkompjuterët më të shpejtë në botë. Në listën e publikuar në qershor të këtij viti, vendin e parë e mbante Sequoia, një sistem IBM BlueGene/Q i vënë në punë nga U.S. DOE në Lawrence Livermore National Laboratory në Livermore, Kaliforni.

Për SHBA është e rëndësishme zhvillimi i superkompjuterëve të tillë, në mënyrë që të jenë konkurrentë në fusha të ndryshme të shkencës, të cilat kërkojnë fuqi të madhe kompjuterike për të përfituar rezultatet dhe zgjidhjet e duhura.

Çdo vit, ORNL zgjedh 40 propozime projekti nga shkencëtarë të ndryshëm, të cilët mund të përdorin më pas laboratorin. Këto propozime zgjidhen nga një juri e përbërë me shkencëtarë të kualifikuar në fushën përkatëse ndërkohë që shqyrtohet edhe fakti nëse rezultatet që priten të dalin nga projekti do t’ia vlejnë vërtet që të përdoret laboratori apo jo.

Specifikimet

Titan është një superkompjuter Cray XK7, i cili përmban 18,688 procesorë (CPU) Advanced Micro Devices 16-core Opteron 6274 me 18,688 GPU (graphics processing units) Nvidia Tesla K20. Procesorët grafikë (GPU) përdoren për të ekzekutuar disa zbatime matematikore dhe shkencore, ndërsa CPU-të janë më të efektshëm në përpunimin serial. Kombinimi i fuqive të CPU-ve dhe GPU-ve, bën që superkompjuterët të japin rezultate në një mënyrë më efikase.

LEXO EDHE:  Lamtumirë fjalëkalimeve në Windows 10

Titan është ndërtuar në 200 kabinete serverësh dhe ka të njëjtën madhësi si Jaguar-i. Ai ka 700TB memorie. Titan konsumon 9 megavat energji dhe kostoja vjetore për përdorimin e një superkompjuteri mund të shkojë deri 10 milionë $ në vit. Sfida e radhës për superkompjuterët është arritja e performancës në exaflop, e cila është në fakt 1000 petaflop, në vitin 2018.

ORNL i përditëson superkompjuterët çdo 3 ose 4 vjet dhe pritet që përditësimi i madh për Titan-in të ndodhë në vitin 2016. Po ashtu, parashikohet që një sistem exaflop të hyjë në punë deri në vitin 2020. (PCWorld Albanian)

Tags >

pc
Lajmet e fundit>