Harduer

Surface 2 i Microsoft-it tani me procesor më të fuqishëm

Publikuar , 05 Janar 2014
0
Surface 2 i Microsoft-it tani me procesor më të fuqishëm

surface-pro-2-ms-store-edit-smallSurface Pro 2 të fundit janë duke u shitur me një procesor të ri, vetëm dy muaj pas lëshimit të pajisjes së gjeneratës së dytë. Lajmi ishte raportuar së pari nga WinBeta.

“Microsoft zakonisht bën ndryshime të vogla në komponentët e brendshëm gjatë një periudhe kohore të produktit, duke u bazuar në shumë faktorë, duke përfshirë bashkëpunimet me zinxhirin furnizues, të qenit në gatishmëri dhe vlera për konsumatorët tanë,” tha Microsoft për CNET në një deklaratë.

Për secilin konsumator që “përjeton… probleme” Microsoft-i sugjeron që të bëhet bisedimi me stafin mbështetës këtu. Surface Pro 2 është unik (në mesin e tabletëve) në përdorimin e tij të një CPU-je Intel për laptop.

Microsoft largoi që të dy procesorët Atom dhe procesorët efikas në shpenzim të energjisë, Core Y, në favor të serisë më të shpejt U. Funksionimi i Surface Pro 2 siç është testuar në tetor nga CNET ka qenë mjaft afër me MacBook Air (qershor 2013) në disa etapa. Ai duhet t’i afrohet edhe më tej tani me procesorin e ri 4300U. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Së shpejti do të mund të instaloni Windows 10-ën nga cloud