Harduer

Surface Go 3 sjell procesorë më të shpejtë por asgjë më shumë

Nga: PCWorld
Publikuar , 23 Shtator 2021
Microsoft thotë se përdoruesit do të vërejnë 60% më shumë performancë. Surface Go 3 sjell procesorë më të shpejtë por asgjë më shumë

Në mesin e pajisjeve të reja që Microsoft prezantoi ditën e Mërkure, ishte edhe një tablet i vogël Surface Go 3. Firma e teknologjisë  zbuloi tabletin e ri me në fokus performancën falë çipeve të reja.

Modeli bazë merr një procesorë Pentium Gold 6500Y nga 4425Y në Go 2 ndërsa modeli më i shtrenjtë merr procesorin katër bërthamësh të gjeneratës së 10-të Core i3 në vend të Core m3 vitin e kaluar.

Microsoft thotë se përdoruesit do të vërejnë 60% më shumë performancë. Përtej kësaj shumë pak gjëra kanë ndryshuar. Ende do të mbeteni me opsionet 4 ose 8GB RAM. Opsionet e memories janë të njëjta nga një model bazë 64GB eMMC që askush nuk do të dëshironte ta blinte, tek modelet 128GB dhe 256GB.

Përdoruesit duhet të kënaqen me ekranin 1920x1080p dhe një portë të vetme USB-C. Microsoft ka përfshirë një portë microSD dhe një opsion për LTE. Me Windows 11 tableti pretendon për 11 orë jetëgjatësi baterie.

Surface Go 3 mund të porositet nga dita e sotme ndërsa është në shitje në 5 Tetor. Modeli bazë me 4GB RAM dhe 64GB memorie kushton 400 dollarë. Për modelin e kushtueshëm Core i3, 8GB RAM dhe 128GB SSD duhet të paguani 630 dollarë. Nëse kërkoni edhe LTE duhen shtuar edhe 100 dollarë të tjera. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Facebook padit një zhvillues i cili mori fotot dhe videot e 100,000 profileve të Instagram