Harduer

Surface Go LTE del në shitje në fund të muajit duke filluar nga 679 dollarë

Nov 12 2018
0 Shpërndarje
Kushton rreth 130 dollarë më shumë sesa versioni Wi-Fi ndërsa tastierën duhet ta blini më vete. Surface Go LTE del në shitje në fund të muajit duke filluar nga 679 dollarë

Microsoft do të shesë një version LTE të tabletit 10-inç Surface Go në fund të muajit.

Porositë janë hapur nga dita e sotme ndërsa shitjet pas datës 21 dhe 22 Nëntor.

Tableti LTE kushton 679 dollarë dhe përmban 128GB memorie të brendshme, 8GB RAM dhe procesorin Pentium 4415Y me frekuencë 1.6Ghz dhe 2 bërthama me katër procese.

Kushton rreth 130 dollarë më shumë sesa versioni Wi-Fi ndërsa tastierën duhet ta blini më vete.

Kompania kërkon 829 dollarë për modelin 256GB. Versioni komercial i tabletit vjen me Windows 10 Pro ndërsa konsumator me Windows 10 Home në formatin S Mode ku lejohet vetëm, përdorimi i aplikacioneve Windows 10.

Bateria e modelit Surface Go me LTE zgjat 8.5 orë. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>