Harduer

Surface i ardhshëm vjen edhe në ngjyrë të zezë

Sep 18 2018
0 Shpërndarje
Surface i ardhshëm vjen edhe në ngjyrë të zezë

Microsoft mund të jetë duke u përgatitur të rikthejë ngjyrën e zezë për harduerin e ardhshëm Surface.

Ndërsa gjigandi i softuerit fillimisht lançoi Surface RT në një aliazh magnezi të zi “VaporMg”, kompania kaloi shpejt në një ngjyrë argjendi për Surface 2.

Faqja gjermane Windows United fillimisht njoftoi se Microsoft do të lançojë një variant të ri të zi për harduerin Surface, dhe tani Thurrott raporton se kjo do të përfshijë edhe Surface Laptop 2 dhe Surface Pro i përditësuar.

Microsoft pritet të zbulojë ndryshimet e Surface Laptop dhe Surface Pro në një ngjarje në New York City më 2 Tetor.

Modelet e reja ndoshta do të përfshijnë procesorët më të fundit të Intel, një kalim në USB-C dhe një variant të ri të ngjyrës së zezë.

Nëse raportet janë të vërteta, kjo do të jetë hera e parë që një Surface Pro modern ka një ngjyrë të re në të gjithë pajisjen. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>