Lajmet

Surface jo me çmimin 199 dollarë, kërkon Acer

Publikuar , 14 Gusht 2012
0
Surface jo me çmimin 199 dollarë, kërkon Acer

Sipas një raporti, Microsoft mund të marrë parasysh një çmim për produktet e veta Surface për t’iu dhënë një sfidë bashkëpunëtorëve të vet harduerikë.

Sipas një raporti të ditës së premte në Digitimes, kryetari i Acer, JT Wang komentoi publikisht gjatë të enjtes se Microsoft po kërkon mënyra për të krijuar një diferencë në çmim mes tabletit Surface dhe produkteve nga prodhuesit e PC-së.

Sipas raportit, “Për momentin Microsoft po kërkon zgjidhje si krijimi i një hapësire çmimi për të minimizuar ndikimin negativ në linjat e produkteve të prodhuesve të tjerë.”

Wang tha se një tablet Surface me çmimin prej 199 dollarësh do të kishte një ndikim të madh (mesa duket negativ). Por një tablet me çmimin prej 499 – 599 dollarë do të kishte një ndikim “shumë më të vogël”, thuhet në raport.

Në të vërtetë, çmimi i Surface është ende i fshehtë. “Çmimi i sugjeruar për shitje do të lajmërohet afër kohës kur të jetë në dispozicion dhe pritet të jetë konkurrues me një tablet të krahasueshëm ARM ose PC të llojit Ultrabook të Intelit,” ka deklaruar publikisht Microsoft. Por shtrohet pyetja, sa është sot një “tablet i krahasueshëm ARM”? 399 dollarë? 299 dollarë?

Prodhuesit e PC-ve si Acer mund të kenë hequr dorë nga shpresa për ta bindur Microsoft-in që të tërhiqet nga prodhimi i Surface dhe po shohin në këtë mënyrë mundësi të tjera për t’i bërë presion kompanisë.

Në komentet e tij, Wang shënoi që Microsoft nuk ka ndërmend të tërhiqet nga planet e veta për të hedhur në treg produktin e vet Surface.

Microsoft nuk iu përgjigj kërkesës për të komentuar. (PC World Albanian)

LEXO EDHE:  Divizioni i lojërave të Microsoft tashmë njihet si Xbox Studios

Lajmet e fundit>