Harduer

Surface Pro 8 është ndër laptopët e parë jo-gaming me ekran 120Hz

Nga: PCWorld
Publikuar , 22 Shtator 2021
Së bashku me procesorët e fundit Intel të gjeneratës së 11-të dhe portat Thunderbolt 4, Surface Pro 8 me lehtësi mund të joshë edhe blerësit më skeptikë. Surface Pro 8 është ndër laptopët e parë jo-gaming me ekran 120Hz

Tableti i ri Surface Pro 8 i Microsoft është i aftë të përballet edhe me laptopët më të mirë ultraportativë sot në treg. Ekrani 13-inç PixelSense është një përmirësim madhor krahasuar me gjeneratën e kaluar prej 12.3-inç.

Mbi të gjitha është “laptopi” i parë jo-gaming që ka ekran me frekuencë 120Hz duke e bërë shfletimin në ueb një eksperiencë tjetër. Dhe sigurisht është ndërtuar rreth Windows 11.

Së bashku me procesorët e fundit Intel të gjeneratës së 11-të dhe portat Thunderbolt 4, Surface Pro 8 me lehtësi mund të joshë edhe blerësit më skeptikë.

Ekrani 13-inç me prekje është 11% më i madh dhe ka shkëlqim 12.5% më shumë sesa gjenerata e kaluar. Ende ekzistojnë disa korniza të holla në krye dhe fund të ekranit të Surface Pro 8 por thuajse nuk bien në sy.

Surface Pro 8 përfaqëson gjithashtu një hap madhor përpara sa i përket performancës. Mund të pajisjet me procesorë si Core i7-1185G7, 32GB RAM dhe 1TB SSD. Modeli LTE kufizohet në 512GB memorie por gjithashtu keni opsioni e përdorimit të SSD portative me kapacitet 128GB dhe 256GB.

Microsoft pretendon se Surface Pro 8 është dy herë më i fuqishëm sesa Pro 7 dhe për këtë përgjegjës janë procesorët e rinj Intel dhe grafikat e reja Intel Xe. Përdoruesit mund të presin 74% më shumë peformancë grafike, 40% më shumë performancë procesorike të qëndrueshme.

Së fundi Surface Pro 8 ofron mbështetje për Thunderbolt 4 në dy portat USB-C. E thënë thjeshtë mund të lidhni hardisqe të shpejta dhe disa monitorë 4K të jashtëm por edhe një kartë grafike të jashtme.

Kamera e pasme tashmë është 10-megapiksel dhe jo 8-megapikel me mbështetje për 4K. Kamera frontale është ende 5-megapiksel me video 1080p por është përmirësuar cilësia në dritë të paktë.

LEXO EDHE:  FaceTime vjen në Windows dhe Android

Jetëgjatësia e baterisë është rritur në 16 orë krahasuar me 10.5 orë në Pro 7 ndërsa Microsoft thotë se mund karikoni nga 0-80% në 1 orë.

Microsoft nuk do të përfshijë tastierën në paketim dhe duhet ta blini vetë. Tableti është më i rëndë sesa Pro 7 e një peshë prej 880 gram. Surface Pro 8 del në shitje për 1,100 dollarë dhe mund të porositet nga dita e sotme. Tableti vjen në dyqane më 5 Tetor, ditën kur debuton Windows 11. /PCWorld Albanian