Harduer

Surface Pro do të shpërndahet në fund të janarit

Publikuar , 05 Janar 2013
0
Surface Pro do të shpërndahet në fund të janarit

Ashtu siç edhe pritej, tableti Microsoft Surface me Windows 8 Pro do të lançohet në fund të janarit, sipas një sërë burimesh. Microsoft-i nuk ka deklaruar ende datën zyrtare të lançimit të Surface Pro.

Megjithatë, kompania ka bërë me dije se tableti me Intel do të lançohet brenda 90 ditëve nga mbërritja e Surface me Windows RT, e cila u lançua më 26 tetor 2012. Bazuar në këtë deklaratë, dalim në përfundimin se normalisht, Surface Pro duhet të lançohet rreth datës 26 janar.

Punonjësit në disa nga dyqanet e Microsoft-it në të gjithë SHBA-në kanë konfirmuar fundin e janarit si periudhën e lançimit të produktit, edhe pse asnjë prej tyre nuk përmendi specifikisht datën 26 janar, sipas CNet.

Në një raport nga The Verge thuhet se pavarësisht konferencës CES që do të mbahet javën tjetër, data e lançimit të tabletit do të jetë nga fundi i janarit. Nga ana tjetër, burime nga Softpedia raportojnë se Surface me Windows 8 Pro mund të lançohet në 29 janar.

Për të përmbledhur me një fjalë të gjitha ato që thamë më lart, duket se Microsoft-i nuk ka ndërmend ta lançojë Surface Pro para planit, pavarësisht thashethemeve se shitjet e versionit me Windows RT kanë qenë të ulta.

Microsoft-i është përpjekur t’i rrisë ato duke i shitur edhe jashtë dyqaneve të veta zyrtare, si për shembull tek BestBuy.

Ende nuk dihet nëse Surface me Windows 8 Pro do të jetë në shitje edhe nga shitësit e tretë me pakicë pas lançimit. (PCWorld Albanian)

Surface

LEXO EDHE:  eBay akuzon Amazon se është përpjekur ti joshë tregtarët

Tags >

Surface
Lajmet e fundit>