Kur Microsoft prezantoi Surface Pro X në 2019-ën, premtoi të fillonte diçka të re për linjën 2n1 të kompanisë.
Për fat jo të mirë, mungesa e përshtatshmërisë së aplikacioneve për shkak të arkitekturës ARM. Por me evenimentin e datës 22 Shtator, Microsoft jo vetëm përditësoi harduerin e Pro X.
Njëlloj si më parë mund të konfiguroni kompjuterin ose me çipin origjinal SQ1 të kompanisë ose me procesorin e fundit SQ2. Megjithatë kompania prezantoi vetëm një model Wi-Fi i cili fillon nga 899 dollarë.
Mbi të gjitha kompjuteri vjen me Windows 11 nga kutia dhe ka mbështetje për softuerin 64-bit. Si rezultat përshtatshmëria e aplikacioneve nuk duhet të jetë më problem.
Modeli vetëm Wi-Fi mund të porositet nga dita e sotme ndërsa është në dyqane më 5 Tetor, të njëjtën ditë që Microsoft lançon Windows 11. /PCWorld Albanian