Lajmet

Susan Bennet, aktorja që qëndron pas zërit të Siri-t

Publikuar , 06 Tetor 2013
0
Susan Bennet, aktorja që qëndron pas zërit të Siri-t

SiriKur Susan Bennett vendosi të regjistronte disa pjesë të caktuara me zërin e saj për një klient të panjohur anjëherë nuk e kishte menduar se ky zë do të bëhej i famshëm në gjithë botën.

Susan Bennet është personazhi që fshihet pas zërit të Siri-t. Apple ka preferuar të heshtë në lidhje me këtë gjë.

Susan Bennett ka vendosur të tregojë historinë e saj në një intervistë për CNN. Ajo i filloi regjistrimet në korrik të vitit 2005 dhe punoi 4 orë në ditë për 1 muaj.

Gjatë kohës që punonte nuk e kishte fare idenë se ku do të përfundonin ato regjistrime. Susan mundi të kuptonte se ishte zëri i Siri-t në vitin 2011 kur një shoqja e saj bleu iPhone. Pas 6 vitesh ajo zbuloi se Apple kishte përzgjedhur zërin e saj.

Susan është shprehur se kur e zbuloi këtë gjë për herë të parë ishte disi e çuditshme dhe pati nevojë për pak kohë derisa u ambientua plotësisht me ndërveprimin e asaj pajisjeje.

Kjo nuk është hera e parë që zëri i Bennet i jep jetë një pajisjeje elektronike. Zëri i saj është përdorur në makinën e parë ATM si dhe mund të dëgjohet në shumë aeroporte në mbarë botën duke thënë fraza të tilla si: “Thanks for using Delta airlines”. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Raport: Pasardhësit e iPhone XS dhe XS Max do të quhen iPhone Pro

Lajmet e fundit>