Biznes

SUV i parë elektrik i Volvo del në shitje më 12 Tetor

Nga: PCWorld
Publikuar , 29 Shtator 2022
Polestar 3 vjen me një sistem vetëdrejtimi gjysmë autonom mundësuar nga teknologjia e Nvidia dhe sensorët Lidar, një teknologji që Volvo synon ta implementojë edhe tek EX90. SUV i parë elektrik i Volvo del në shitje më 12 Tetor

Makina e parë elektrike SUV e Polestar, brendit elektrik të Volvo, do të debutojë më 12 Tetor njoftoi kompania Suedeze.

Polestar 3 do të vijë me disa opsione premium si amortizim me ajër, amortizatorë aktivë dhe vektorim i çiftit rrotullues duke e vendosur përballë SUV premium elektrikë si Mercedes-Benz EQS, Rivian R1S dhe Tesla Model X.

Makinat e këtij modeli do të prodhohen në fabrikat e Volvo në SHBA. Polestar 3 do të vijë me dy motorë elektrik ku varianti Performance Pack ka 510 kuaj fuqi, 160 kuaj fuqi më pak sesa Tesla Model X.

Kompania ka thënë se ky model mund të bëjë 600 kilometra me një karikim të vetëm. Polestar 3 vjen me një sistem vetëdrejtimi gjysmë autonom mundësuar nga teknologjia e Nvidia dhe sensorët Lidar, një teknologji që Volvo synon ta implementojë edhe tek EX90.

Çmimi i Polestar 3 mendohet të jetë mes 75 mijë deri në 111 mijë dollarë. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Amazon do të krijojë një serial për kolapsin e FTX