Harduer

Swatch thotë se Samsung i ka kopjuar dizajnet e orëve

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 26 Shkurt 2019
0
Swatch akuzon Samsung për konkurrencë të pandershme dhe praktika biznesi të padrejta. Padia e kompanisë vjen një javë pasi Samsung prezantoi së bashku me Galaxy S10, orën inteligjente Galaxy Watch Active. Swatch thotë se Samsung i ka kopjuar dizajnet e orëve

Grupi Swatch paditi Samsung Electronics ditën e Hënë duke thënë se kompania ka shkelur të drejtat e autorit me disa dizajne të fytyrave për orët inteligjente.

Prodhuesi Zviceran i orëve tha se kompania Koreane ka disa dizajne dixhitale të orës cilat janë identike me dizajnet e markës së njohur të cilat i përdor në markat e saj si Longines, Omega, Swatch dhe Tissot.

Është një kopje e markës tregtare të cilat kanë për qëllim të përfitojnë nga fama, reputacionit dhe puna e kompanive të grupit Swatch,” kishte thënë kompania në padinë e dërguar pranë Gjykatës së Nju Jorkut.

Swatch akuzon Samsung për konkurrencë të pandershme dhe praktika biznesi të padrejta.

Padia e kompanisë vjen një javë pasi Samsung prezantoi së bashku me Galaxy S10, orën inteligjente Galaxy Watch Active.

Ajo kushton 199 dollarë dhe krahas matjes së rrahjeve të zemrës, mund të maste edhe presionin e gjakut. Vinte me Wi-Fi, Bluetooth dhe GPS si dhe mund të gjurmonte deri në 39 aktivitete të ndryshme fizike. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Samsung prezanton memorien e re RAM për 5G dhe inteligjencën artificiale

Lajmet e fundit>