Lajmet

Swerve: 66% e lojtarëve heqin dorë nga lojëra mobile pa pagesë vetëm pas 24 orëve

Publikuar , 11 Prill 2014
0
Swerve: 66% e lojtarëve heqin dorë nga lojëra mobile pa pagesë vetëm pas 24 orëve

supercell-sign-clash-of-clansSipas raportit New Player të publikuar së fundmi nga firma e testimit të aplikacioneve Swerve, rezulton se shumica e lojtarëve që përdorin smartfonët për t’u argëtuar nuk qëndrojnë pas një loje pa pagesë më tepër se 24 orë. Përjashtim nga ky rregull përbëjnë Candy Crush Sagas dhe Clashes of Clans.

Për të arritur në këtë përfundim janë gjurmuar tendencat e 10 milionë lojtarëve për një periudhë kohore prej 90 ditësh si dhe janë monitoruar lojëra të tilla si Activision, Epic Games dhe Game Loft. Swerve zbuloi se 66% e lojtarëve të rinj i braktisnin pothuajse menjëherë ato lojëra që nuk përfshinin shumë transaksione duke shpenzuar mesatarisht 45 cent për një periudhë tremujore.

Janë realizuar edhe më parë studime të ngjashme për ata përdorues që nuk shpenzojnë për lojëra dhe rezultatet kanë qenë të ngjashme me ato të Swerve. Gjithashtu vlen të përmendim se vetëm 2.2% e lojtarëve shpenzojnë shumë për lojërat dhe 46% e të ardhurave totale sigurohen nga 10% e këtyre lojtarëve.

Në pamje të parë këto shifra mund të duken si negative për ecurinë e tregut, por Ben Cousins, përgjegjës i studiove të lojërave europiane, ka shpjeguar se këto shifra janë normale. Shumë prej lojërave mbijetojnë, madje ka 40% mundësi që ato të kenë sukses edhe pas 24 orëve. Sipas tij, është e sigurt se në vazhdim kjo industri do të vazhdojë të gjenerojë të ardhura nga ata lojtarë që shpenzojnë shuma të mëdha parash për të luajtur. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Apple lançon iOS 13.1.2

Tags >

lojera
Lajmet e fundit>