Biznes

Swisscom në bisedime për shitjen e operatorit Italian Fastweb

Oct 16 2018
0 Shpërndarje
Lajmi vjen në një kohë kur tre operatorët celularë Italian Wind Tre, Telecom Italia dhe Vodafone përballen me konkurrencën e egër të operatorit të ri Francez Illiad. Swisscom në bisedime për shitjen e operatorit Italian Fastweb

Swisscom është duke vlerësuar një shitje apo bashkëpunim të mundshëm për filialin në Itali Fastweb raportoi Bloomberg.

Në një pikë kompania hyri në diskutime për një shkrirtje të mundshme me Wind Tre por konglomerati i Hong Kongut nuk është i interesuar për të ofruar shërbime fikse në Itali.

Swisscom bleu Fastweb në 2007 për 3.1 miliard euro.

Lajmi vjen në një kohë kur tre operatorët celularë Italian Wind Tre, Telecom Italia dhe Vodafone përballen me konkurrencën e egër të operatorit të ri Francez Illiad.

Pak javë më parë operatorët celularë blenë frekuencat 5G për 6.55 miliardë euro dhe në mesin e tyre është edhe Fastweb.

Fokusi i këtij të fundit ka qenë ofrimi i internetit të shpejtësisë së lartë përmes rrjeteve fikse.

Kompania raportoi 1.94 miliardë euro të ardhura nga 2.45 milion konsumatorët që ka në mbarë vendin.

Nga ana tjetër CK Hutchison është në bisedime për të shitur kullat celulare në Itali për të kompensuar blerjen për 2.45 miliardë euro të aksioneve të Veon në Wind Tre. /CIO Albanian

Lajmet e fundit>