Harduer

Syze të realitetit të shtuar, gjigandi Kinez i elektronikës Huawei kërkojnë të arrijë atë që Google nuk mundi dot

Nov 14 2018
0 Shpërndarje
Realiteti i shtuar është një teknologji e cila vendos objektet tre dimensionale në botën reale. Syze të realitetit të shtuar, gjigandi Kinez i elektronikës Huawei kërkojnë të arrijë atë që Google nuk mundi dot

Huawei ka nisur punën për të zhvilluar syze të realitetit të shtuar të cilat do të dalin në shitje në 2 vitet e ardhshme.

Rivali kryesor i kompanisë për vendin e dytë në industrinë e smartfonëve, Apple, gjithashtu raportohet se është duke punuar me një produkt të ngjashëm.

Realiteti i shtuar është një teknologji e cila vendos objektet tre dimensionale në botën reale.

Ky princip është aplikuar vitet e fundit përmes aplikacioneve të telefonëve tanë. Konkretisht gjigandi Kinez i teknologjisë Huawei vjen me aplikacione të realitetit virtual në Mate 20 Pro.

Por sipas CEO-s së Huawei Richard Yu, syzet e realitetit të shtuar do të dërgojnë eksperiencën në një nivel tjetër.

Megjithatë syze të tilla nuk kanë tërhequr mjaftueshëm vëmendjen e konsumatorëve.

Google Glasses kanë dështuar prej kohësh e madje edhe produkti HoloLens i Microsoft nuk ka kaluar ditë të mira.

Vitin e kaluar u raportua se Apple është duke punuar në një produkt të ngjashëm.

Por Huawei nuk është kompania e vetme që dëshiron të hyjë në këtë sektor. Facebook gjithashtu po bën përpjekje. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>