Harduer

T-Mobile prezanton planin e të dhënave pa limit 4G pa kontrate për 70 $ në muaj

Publikuar , 12 Janar 2013
0
T-Mobile prezanton planin e të dhënave pa limit 4G pa kontrate për 70 $ në muaj

T-Mobile.T-Mobile USA ka prezantuar planin data 4G, i cili do të jetë i mundshëm për 70 $ në muaj pa kontratë njëvjeçare, duke filluar nga dita e mërkurë.

“Nëse menduat që T-Mobile u largua, se ne nuk ishim një lojtar i rëndësishëm, mendohuni përsëri”,- tha shefi ekzekutiv i T-Mobile John Legere në eventin shume të ngjeshur të International Consumer Electronics Show (CES). Vitin e kaluar, si një hap i parë në ringjalljen e saj, T-Mobile ka njoftuar se së shpejti do të shesë prodhimet e Apple, duke përfshire edhe iPhone-in me sa duket .

Legere tha te martën se ai gjithashtu pret të ndryshoje kahun në rënie të abonentëve deri në fund të vitit 2013.T-Mobile do të aktivizoje 4G (LTE Long Term Evolution) për Las Vegas-in brenda dy javëve të ardhshme dhe pritet të arrije 100 milionë abonentë me LTE deri në mes të vitit, tha për Computerword shefi i teknologjisë Neville Ray.

T-Mobile ka rënë pas Verizon Wireless, AT & T dhe Sprint në implementimin e LTE, por kompania planifikon të rimarre veten shpejt, thanë zyrtarë të saj. “LTE-ja jonë do të vallëzoje”- tha Legere, duke vënë nëdukje se do të jetë e aftë për LTE të avancuar që nga lançimi, megjithëse telefonat akoma nuk do të jenë të qëndrueshëm me LTE edhe për më tepër se një vit.

Tashmë, T-Mobile ofron shpejtësi 4G mbi HSPA+42, e cila është më e shpejtë se sa AT&T dhe Verizon mund ta ofrojë në New York, – tha Legere. T-Mobile dhe MLB gjithashtu njoftuan të martën një partneritet për të siguruar një sistem në fushën e komunikimit mundësuar nga teknologjia 4G pa tela T-Mobile.

LEXO EDHE:  iOS 12.4 sjell Apple Card

Data plani i ri pa kontrate është elementi kryesor i sulmit të T-Mobile në treg, pasi ai është i dizajnuar për të adresuar abonentët e frustruar me planet komplekse dy vjeçare të cilat i T-Mobilembajnë lidhur abonentët për dy vjet. Plani 4G pa limit do të thotë shpejtësi 4G, i pakufizuar dhe pa pagesë ekstra, në rrjetin kombëtar 4G. Legere gjithashtu paralajmëroi se pjesë e planit të tij për T-Mobile përfshin tarifimin për koston aktuale të një telefoni të zgjuar, i cili mund të jetë 700 $, për sa kohë nga T-Mobile nuk do të sigurohet një subvencion, por do të ofroje të dhëna pa limit, përmirësime në çdo kohe, dhe pa kontratë.

Ai tha se klientëve do ju jepet mundësia të vine në T-Mobile duke pasur një telefon 5 muaj të vjetër, të cilin do e blejë T-Mobile, duke ju dhëne klientëve një shans të blejnë një telefon tjetër pa nevojën e një kontrate.

Tashmë rreth 1.9 milion pronarë iPhone i janë bashkuar T-Mobile për të përfituar nga planet e të dhënave pa limit, edhe pse T-Mobile nuk po e shet iPhone-in ende. Legere tha se çdo muaj rreth 100.000 konsumatorë transferojnë shërbimin e tyre tek T-Mobile nga kompanitë e tjera. “Ata i sjellin pajisjet e tyre tek ne,”- tha ai. Konsumatorët në kompanitë e tjera nuk janë duke u trajtuar në mënyrë të drejtë prej tyre dhe prandaj kanë kërkuar T-Mobile në vend të tyre, shtoi ai.

Për të lancuar planin data 4G pa limit mbarëkombëtar pa nevojën e një kontrate vjetore, T-Mobile ofron LG Optimus L9 për 200 $, pa kontrate. Ai përmban një ekran me prekje 4.5 inch. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Një mashtrim i ri me Bitcoin infekton kompjuterët me ransomware dhe trojanë

Tags >

3G
Lajmet e fundit>