Harduer

T-Mobile paralajmëron HTC HD2

Publikuar , 16 Shkurt 2010
0
T-Mobile paralajmëron HTC HD2

Operatori Mobil numër katër në SHBA T-Mobile ka njoftuar se do të fillojë me lansimin e HTC HD2 gjatë kësaj pranvere … dhe do të ofrojë media material mobil me shumicë në mënyrë që konsumatorët të marrin në shfrytëzim e të plotë ekranin 4.3 Capacitive Touchscreen.

“T-Mobile është e angazhuar për të ofruar zgjidhje inovative për të lidhur, frymëzuar dhe argëtuar klientët tanë me fuqinë e teknologjisë mobile,” tha në një deklaratë, zëvendës presidentit i marketingut të T-Mobile për SHBA, George Harrison. “Duke kombinuar inovacione lidere në botën e argëtimit me ekrane të mëdha dhe me fuqi përpunuese të HTC HD2, ne kemi krijuar një eksperiencë unike dhe të fuqishme mobile”.

HTC HD2 ka një proces 1 GHz Qualcomm SnapDragon, ekranin e lartpërmendur 4.3 inçësh e të ndjeshëm në prekje dhe punon në Windows Mobile 6.5, e gjithashtu arrin i pajisur me versione mobile të aplikacioneve të Office, pastaj ka edhe Outlook e Internet Explorer, Windows Media Player e shumë gjëra të tjera. HD2 veçohet me GPS të integruar, microSD dhe me një kamerë 5 mega pikselëshe me blic dual-LED.

E sa do të kushtojnë të gjitha këto të mira nga HTC HD2 plus të mirat mobile nga T-Mobile (si aplikacionet Barnes & Noble Reader, mobiTV, film në kartelë Transformers: Revenge of the Fallen, etj), ende nuk dihet por dihet se HD2 do të ofrohet në treg gjatë pranverës dhe detaje të mëtutjeshme pritet të paraqiten shumë shpejt.

Sa do të kushtojë e gjithë kjo? T-Mobile nuk është thënë ende, por thotë se hd2 do të jetë në dispozicion “këtë pranverë” dhe të dhëna më shumë janë të ardhshëm.

LEXO EDHE:  Telefoni me ekran me palosje i Sharp hapet në formën e një guaske

Lajmet e fundit>