Harduer

Tablet Android vetëm për 35 dollarë

Publikuar , 05 Tetor 2011
0
Tablet Android vetëm për 35 dollarë

Çfarë ofrohet për 35 dollarë? Mjaft shumë:

Android 2.2 (Froyo)

Ekran i ndjeshëm touch screen 7 inçë me përmasa 800×480

256 MB RAM

32 GB hapësirë në disk

Posedon një vend të caktuar që ofron mundësi për shtim të memories

2 porte për USB

Peshon 350 gram

12 muaj garancion

Bateri 2100 mAh, që mund të qëndrojë 2-3 orë

Çmimi prej 35 dollarësh është për studentë… nëse nuk jeni student, atëherë ky tablet do të kushtojë 60 dollarë për ju. Edhe ky çmim nuk është edhe aq i lartë.

DataWind madje ka plane dhe për një tablet që do të kushtojë 10 dollarë:

“Ne kemi nevojë që të kemi më shumë komponente locale. Dhe me zgjerimin e produkteve që ne planifikojmë, ne besojmë që prodhuesit indianë të komponenteve së shpejti do ta shohin mundësinë, këshut që ne i ulim çmimet tona.

Sipas disa gjasave, ekzistojnë mundësitë që ju të mos keni dëhsirë që t’i keni këta tabletë, por kjo mund të quhet si një përpjekje e rëndësishme për të liruar çmimin e harduerëve në përgjithësi./pcworldalbanian

LEXO EDHE:  Apple A12 Bionic janë procesorët e parë 7 nanometër të industrisë

Lajmet e fundit>