Harduer

Tabletët Apple iPad me ekrane OLED në 2022

Nga: PCWorld
Publikuar , 02 Qershor 2021
iPad nuk do të ishte tableti i parë që vjen me teknologjinë OLED. Samsung, Huawei dhe Lenovo kanë prodhuar tashmë tablete me ekrane OLED. Tabletët Apple iPad me ekrane OLED në 2022

Apple jo vetëm që kaloi modelet më të fundit të iPad Pro nga LCD në mini-LED, por sipas një raporti të ri nuk është ndryshimi i vetëm që do të shohim tek tabletët e kompanisë.

Sipas raportimeve të ETNews dhe Apple Insider, Apple do të prezantojë një iPad me ekran OLED duke filluar nga 2022.

OLED është një teknologji ekrani superiore krahasuar me mini-LED sepse çdo piksel funksionon individualisht. Të dy teknologjisë kanë kontrat të lartë, ngjyra të forta, të zezë e thellë, por OLED është më fleksibël dhe më i saktë në pasqyrimin e imazheve.

iPad nuk do të ishte tableti i parë që vjen me teknologjinë OLED. Samsung, Huawei dhe Lenovo kanë prodhuar tashmë tablete me ekrane OLED.

Apple ka planifikuar edhe ndryshime të tjera sa i përket ekraneve të pajisjeve të saj siç është adoptimi i ekraneve mini-LED për MacBook Pro në një të ardhme të afërt. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Ja sesi të ndryshoni aplikacionin kryesor të e-mailit në iPhone