Biznes

Tabletët dhe smartfonët e Lenovo-s tejkalojnë shitjet e PC-ve

Publikuar , 18 Gusht 2013
0
Tabletët dhe smartfonët e Lenovo-s tejkalojnë shitjet e PC-ve

Shitjet e tabletëve dhe smartfonëve të Lenovo-s ishin më të larta se ato të PC-ve gjatë tremujorit të fundit, duke dëshmuar një arsye të fortë pse ia vlen që kompania të reduktojë biznesin e vet të kompjuterëve.

Ndërkohë, fitimi neto ishte rritur me 23% gjatë tremujorit të dytë të vitit. Prodhuesi kinez i PC-ve raportoi gjithashtu fitime pozitive për tremujorin veçanërisht falë tejkalimit që bëri ndaj HP-së, sipas firmës kërkuese IDC.

Megjithatë, gjatë periudhës në fjalë, të gjithë prodhuesit e PC-ve patën rënie të shitjeve të PC-ve të tyre. Rënia e Lenovo-s ka qenë konstante me 1.4% vit pas viti.

Megjithatë, pavarësisht këtyre shifrave, në tregun vendas Lenovo ka pasur sukses me shitjen e PC-ve. Nga Kina Lenovo merr 42% të të ardhurave. Nga ana tjetër, kompania po punon fort edhe në zhvillimin e smartfonëve, tabletëve dhe televizorëve smart, si një nga mënyrat më të mira për të zgjeruar biznesin.

Në Kinë, Lenovo renditet si prodhuesi i dytë më i madh i smartfonëve, duke lënë pas Samsung-un, sipas firmës kërkuese Canalys. Tregu kinez është aq i madh sa që pjesa e tregut të Lenovo-s në Kinë e bën atë prodhuesin e tretë më të madh në botë përsa i përket smartfonëve.

Vit pas viti dërgesat e smartfonëve për shitje janë rritur me 130%. Pjesa më e madhe e smartfonëve shiten në Kinë, megjithatë kompania ka edhe treg mjaft të mirë në Azinë Juglindore, Rusi dhe Indi.

Në të ardhmen, smartfonët do të vijnë edhe në SHBA dhe në Europë. Ndërkohë, sektori mobile i kompanisë, i cili mbulon smartfonët dhe tabletët, ka pësuar rritje me 105% vit pas viti, duke përbërë 14% të të ardhurave totale të këtij tremujori.

LEXO EDHE:  Laptopët e rinj ThinkPad të Lenovo kanë 4 orë më shumë jetëgjatësi baterie

Gjithsesi, shefi ekzekutiv i kompanisë Yang Yuanqing, u shpreh se ata do të vazhdojnë të investojnë për tregun e PC-ve pasi mendojnë se një PC është më i fuqishëm, më shumë-funksional dhe njerëzit kanë ende nevojë për të. (PCWorld Albanian)

lenovo

Lajmet e fundit>