Harduer

Tabletët pritet të tejkalojnë Notebook-ët gjatë vitit 2013

Publikuar , 10 Janar 2013
0
Tabletët pritet të tejkalojnë Notebook-ët gjatë vitit 2013

Në vitin 2012, numri i tabletëve të shitur tejkaloi kompjuterët notebook në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kinë, por, sipas NPD DisplaySearch, viti 2013 pritet të jetë viti që ky trend të arrijë në mbarë botë.

Kjo është tre vjet përpara vlerësimeve të mëparshme të analistëve dhe pasqyron një rritje prej 64 për qind në blerjet e tabletëve në vitin 2013 në krahasim me ato të realizuara gjatë vitit 2012.

Kjo rritje është udhëhequr së pari nga një valë e madhe në blerjet e tabletëve më të vegjël prej 7 dhe 8 inç, që do të përfaqësojë 45 për qind të 240 milionë tabletëve të shitur në vitin 2013.

Ndërsa në të njëjtin vit pritet të shiten 207 milionë njësi.

NPD projekton vetëm 17 për qind të tregut gjatë 2013 për iPad-in prej 9.7 inçësh, në krahasim me vetëm pak nën 40 për qind të tregut për iPad-in gjatë vitit 2012.

Për shkak të shitjeve të iPad minit, që do të mund të tejkalonte shitjet e iPad-it origjinal gjatë vitit 2013, Apple ende do të shes 97.6 milionë tabletë, duke lënë të pandryshuar praninë e përgjithshme në treg.

Kinezët pritet të blejnë 27 për qind të tabletëve që pritet të shiten gjatë vitit 2013, projekton NPD, por shumica të prodhuar nga “brendet lokale”. (PC World Albanian)

Tablets

LEXO EDHE:  Samsung Galaxy Note 10+ 5G, mbreti i ri i kamerave në listat e DxO

Tags >

Tabletë
Lajmet e fundit>